Një automjet u përplas me një portë të Shtëpisë së Bardhë pak para orës 7 të mëngjesit në Uashington D.C., duke detyruar mbylljen e rrugëve përreth kompleksit presidencial. Sipas autoriteteve amerikane dhe raporteve të Daily Mail, përplasja ndodhi në kryqëzimin e Connecticut Avenue dhe H Street, në anën veriore të rezidencës presidenciale.
Shoferi i makinës u arrestua dhe po merret në pyetje nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara, ndërsa fatmirësisht nuk ka të dhëna për të lënduar.
Ky incident ndodh në një periudhë shqetësimesh për sigurinë në SHBA, pas një serie sulmesh të lidhura me tensionet në Lindjen e Mesme dhe konfliktet me Iranin. Vetëm të shtunën, dy anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik hodhën pajisje shpërthyese në një protestë jashtë rezidencës së kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, ndërsa një ditë më vonë një person i armatosur hapi zjarr në një bar në Austin, Teksas, duke vrarë tre dhe plagosur 15 të tjerë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e incidentit.















