Atef Najib, kushëri i ish-presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Politike në Deraa, është arrestuar në Latakia.
Ai është zyrtari më i lartë i regjimit të mëparshëm që është arrestuar që nga përmbysja e Assadit më 8 dhjetor nga koalicioni i rebelëve radikalë islamikë. Agjencia e lajmeve siriane raportoi se Najib është sjellë para autoriteteve për t’u gjykuar për krimet që ka kryer kundër popullit sirian.
Ai ishte i përfshirë në listën e sanksioneve të SHBA-së për rolin e tij në shtypjen e kryengritjes popullore që filloi në Deraa në mars 2011, pas arrestimit të 15 studentëve që dyshoheshin për shkruarjen e sloganeve kundër regjimit.