Një aksident tragjik ka ndodhur në Kalabri të Italisë, duke lënë të vdekur 4 persona, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Sipas mediave vendase, aksidenti ndodhi pranë Montepaone në provincën e Catanzaros.
Viktimat, tre gra dhe një mashkull, janë të gjithë të rinj – nga 20 deri në 35 vjeç. Ata po udhëtonin drejt provincës së Reggio Calabria me një Fiat Panda, e cila u përplas me një Fiat Idea që po shkonte drejt veriut.
Viktimat janë Antonella Romeo, 19 vjeç, Elisa Pelle, 25, Domenico Romeo, 28 dhe Teresa Giorgi, 35. Ata mbetën të bllokur në makinë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat.
Dy makinat u shkatërruan plotësisht dhe kjo të bën të dyshosh se përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur “kokë më kokë”. Aksidenti ka ndodhur menjëherë pas një kthese.