Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

“airBaltic” nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit

8 muaj ago
in Kultura, Teknologji
“airBaltic” nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit

Tiranë: Linja ajrore kombëtare e Letonisë, “airBaltic”, ka nisur sot dy destinacione të reja direkte nga Tirana, duke lidhur kryeqytetin shqiptar me Talinin (Estoni) dhe Vilniusin (Lituani).

Këto destinacione të reja plotësojnë lidhjen e plotë me rajonin, duke iu shtuar fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Rigës (Letoni), e cila ka filluar në sezonin veror të vitit të kaluar.

Mantas Vrubliauskas, Zëvendës President për Menaxhimin e Rrjetit në “airBaltic”, u shpreh: “Jemi të entuziazmuar që po zgjerojmë praninë tonë në tregun shqiptar me dy linja të reja direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniust. Pas një kërkese në rritje për linjën tonë Tirana–Riga, ky është një hap i natyrshëm – duke lidhur Shqipërinë me të tre kryeqytetet Balltike. Talini dhe Vilniusi janë dy qytete mbresëlënëse, secili me një përzierje dinamike të historisë së pasur, kulturës së gjallë dhe krijimtarisë moderne. Me padurim presim më shumë udhëtarë shqiptarë për të eksploruar Balltikun me “airBaltic””.

Në fluturimet midis Tiranës dhe rajonit Balltik, “airBaltic” do të ofrojë bileta të klasës ekonomike dhe asaj biznes. Pasagjerët e klasës biznes do të përfitojnë një paketë të plotë shërbimesh, përfshirë check-in dhe imbarkimme përparësi, një vend në pjesën e përparme të kabinës me një vend bosh për më shumë privatësi, një vakt të rafinuar të shoqëruar me pije cilësore, si dhe zbritje të shpejtë pas mbërritjes. Gjatë gjithë fluturimit, një ekuipazh i dedikuar për klasën biznes do të sigurojë shërbim të shkëlqyer.

Marsida Pallko, Administratore e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi: “Pas nisjes së suksesshme të linjës Tirana–Riga vitin e kaluar, mezi presim që edhe këto dy destinacione të reja të jenë po aq të suksesshme. Lidhja me rajonin Balltik është një prioritet për ne. Si Estonia ashtu edhe Lituania përfaqësojnë tregje me potencial turistik, ekonomik dhe digjital – dhe tashmë ndodhen vetëm disa orë larg.”
Këto destinacione të reja hapin mundësi të reja emocionuese për udhëtarët, qoftë për qëllime turistike apo biznesi, drejt kryeqyteteve të bukura dhe të pasura në kulturë të Balltikut. Çmimet e biletave për destinacionet e reja nisin nga 105 euro në klasën ekonomike dhe 315 euro në klasën biznes për linjën Tiranë–Talin, dhe nga 95 euro në klasën ekonomike dhe 289 euro në klasën biznes për linjën Tiranë–Vilnius.

“airBaltic” operon afro 130 destinacione nga Riga, Talini, Vilniusi, Tampere dhe, sezonalisht, Gran Canaria, duke ofruar lidhje me një gamë të gjerë destinacionesh në rrjetin e saj në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe rajonin e Kaukazit. Orari i plotë i fluturimeve dhe biletat janë të disponueshme në faqen zyrtare të kompanisë: www.airbaltic.com

Rreth “airBaltic”:

“airBaltic” (Air Baltic Corporation AS) është linja ajrore udhëheqëse në Balltik dhe një nga kompanitë ajrore me rritjen më të shpejtë në Evropë. Si një kompani hibride, ajo kombinon avantazhet e transportuesve tradicionalë dhe atyre me kosto të ulët. Përmes një rrjeti prej afro 130 linjash nga Riga, Talini, Vilniusi, Tampere dhe sezonalisht Gran Canaria, “airBaltic” lidh Balltikun me mbi 70 destinacione në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Kaukaz.

E themeluar në vitin 1995, sot “airBaltic” operon një nga flotat më të reja në Evropë, me 50 avionë Airbus A220-300, dhe punëson mbi 2 800 punonjës. Në shkurt të vitit 2025, “airBaltic” u bë linja e parë ajrore në Evropë që ofron internet me shpejtësi të lartë “Starlink” nga “SpaceX” falas në fluturimet e saj.

Kompania është në pronësi shumicë të shtetit Letonez, me një pjesëmarrje prej 97.97%, ndërsa pjesa tjetër 2.03% zotërohet nga aksionarë privatë. Në janar 2025, Lufthansa Group njoftoi investimin e saj në një pjesë minoritare të “airBaltic”, me përfundimin e transaksionit të parashikuar për tremujorin e dytë të 2025.

Përkushtimi i “airBaltic” ndaj cilësisë është vlerësuar me çmime të shumta prestigjioze, përfshirë emërimin si “Linja Ajrore më e Mirë në Rajon” nga “Skytrax” për tre vite radhazi. Në vitin 2023, “APEX” i dha kompanisë çmimin “Shërbimi më i Mirë në Kabinë në Evropë”, ndërsa në vitin 2024, ajo mori çmimin “APEX Four Star Major Airline”. Po atë vit, kompania u vlerësua me çmimin “PROS AI Innovator Award”, për përdorimin e inteligjencës artificiale në optimizimin e operacioneve. Në vitin 2025, “airBaltic” u rendit për herë të parë në listën globale të “Airline Ratings”, duke u përfshirë në 50 linjat më të sigurta në botë dhe në listën e linjave më të mira për vitin 2025.

RRETH AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS (TIA):

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është porta kryesore ajrore e Shqipërisë dhe aeroporti më i madh në Ballkanin Perëndimor. Drejtuar nga Grupi Kastrati, TIA ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në vitet e fundit falë investimeve të gjera në infrastrukturë dhe përmirësimeve teknologjike. Sot, aeroporti ofron shërbime të avancuara për pasagjerët, kapacitete të rritura dhe ambiente moderne që plotësojnë kërkesën gjithnjë në rritje për udhëtime. Në vitin 2025, TIA pritet të shërbejë mbi 12 milionë pasagjerë, duke riafirmuar rolin e tij si një nyje kyçe për lidhje, turizëm dhe zhvillim rajonal.Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:

Njësia e Komunikimit Korporativ, airBaltic

Air Baltic Corporation AS

???? Email: [email protected]

TË LIDHURA

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria
Bota

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria

13:10 | 13/01/2026
Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…
Bota

Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…

10:45 | 06/01/2026
Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar
Aktualitet

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

17:20 | 26/12/2025
Next Post
Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vr*u nënën time, pastaj para syve të mi bëri…

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vr*u nënën time, pastaj para syve të mi bëri...

​Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

​Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

“Me zemër të lënduar…”/ Kylie Jenner humbet mikun e saj të ngushtë

“Me zemër të lënduar…”/ Kylie Jenner humbet mikun e saj të ngushtë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026




TË FUNDIT

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin
Showbizz

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

by mirseda
21:50 | 17/01/2026
0

Disa debate të ashpra kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku...

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

21:27 | 17/01/2026
Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

21:02 | 17/01/2026
SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com