Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Absurditeti i importit të plehrave

1 vit ago
in Editorial - Opinione
Absurditeti i importit të plehrave

Skena jonë politike është e mbushur me absurditete. Kemi një kryeministër që pretendon se Shqipëria demokratizohet vetëm në mënyrë autoritare, duke shkatërruar edhe flakën e fundit të pluralizmit, konkurrencës politike dhe demokracisë brenda partisë në pushtet. Deri tani kjo filozofi ka prodhuar modelin e qeverisjes së Njëshit që shqiptarët e njohin mirë, po jo për demokratike. Mbetet ende mister mënyra se si vendosja e diktaturës Rama sot brenda PS-së, nesër do gjenerojë demokratizimin e Shqipërisë.

Aq më tepër kur demokracia prej kohësh është fshirë jo vetëm si koncept por edhe si kujtim tek partitë e tjera politike shqiptare që nuk kanë rëndësinë e Partisë Socialiste. Sidomos tek PD-ja berishiste, që u rithemelua nga themeluesi për të ecur drejt të kaluarës, duke lënë pas të ardhmen. Cështjet që e shqetësojnë PD-në sot kanë të bëjmë me vrasjet e 21 janarit në vitin 2011, privatizimi i sport-klub partizanit në vitin 2008 apo me zgjedhjet e vitit 1997. Nuk është cudi që nesër kur të afrohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 vëmendja berishiste të fokusohet tek themelimi i PD-së në vitet 1991-1992. Ky është absurditeti i një partie që avancon drejt të kaluarës për të shërbyer si muzeum i liderit të saj.
E megjithë absurditetet e shumta që gëlojnë në skenën tonë politike nuk ekziston absurditet më madhor se përpjekjet e vazhdueshme të qeverive Shqiptare për të importuar plehra, ose “mbetje”, sic i quajnë me përkëdheli. Që nga Qeveria Nano 2 në vitin 2004, qeveritë Berisha 3 në vitin 2011, qeveria Rama 1 në vitin 2016 dhe deri tek qeveria Rama 2 sot në vitin 2024, ka dy dekada që qeveritë tona insistojnë për të importuar plehra.

Absurditeti i këtij insistimi qëndron tek rrezikshmëria që përbën si për mjedisin edhe për ekonominë tonë importi i mbetjeve. Kombinimi i kapaciteteve tona administrative të kufizuara, dhe shpesh të korruptuara, me vështirësinë e monitorimit të mbetjeve (për të përcaktuar nëse janë apo jo të rrezikëshme) e bën importin e mbetjeve një bombë me sahat që kur të shpërthejë nuk do të dëmtojë vetëm mjedisin por edhe turizmin shqiptar.
Natyrisht qeveria Rama në këtë pikë do na “sqarojë” se nuk ka vend për panik sepse bëhet fjalë për importin e një numëri të kufizuar mbetjesh jo të rrezikëshme. Është i njëjti “sqarim” që na bënte dje qeveria Berisha, dhe pardje qeveria Nano. Dhe është e vërtetë që pika 3 e nenit 73 të projektligjit për Menaxhimnin e Integruar të Mbetjeve që ka propozuar qeveria Rama thotë se “Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme”.
Problemi është se, sikurse prej vitesh na paralajmërojnë ekspertët e ambientit, importi i mbetjeve është shumë i vështirë të monitorohet me sukses. Së pari, sepse nuk është e lehtë të ndash mbetjet e rrezikëshme nga ato të parrezikëshme, apo mbetjet që mund të riciklohen nga ato që nuk mund të riciklohen.
Për të kuptuar këtë mjafton të shikosh skandalin që ka shpërthyer me bllokimin e ngarkesës që doli nga porti i Durrësit drejt Tajlandës. Ende sot nuk e dimë me siguri nëse ngarkesa që është bllokur është mbetje toksike, hiri i prodhuar nga filtrat e furnaltës së firmës Kurum, apo nëse kemi të bëjmë thjesht me hidroksid apo oksid hekuri (ndryshk) që po eksportohet si mineral.

Dicka që në pamje të parë duket e thjeshtë për tu përcaktuar kërkon hetim nga organe të specializauara ndërkombëtare dhe analiza laboratorike që nuk janë bërë (dhe nuk e di nëse mund të bëhen) nga dogana shqiptare. E thënë ndryshe, nëse lejojmë importin e ndryshkut si mbetje e parrezikshme sot, nesër është shumë e lehtë që dikush që pretendon se po importon ndryshk të sjellë hirin toksik të ndonjë furnalte për ta groposur në vendin tonë.
Dhe kjo është sfida e dytë që shfaq importi i mbetjeve; monitorim i tyre pasi futen në territorin shqiptar. Duhen kapacitete administrative, apo institucione, shtesë për të garantuar që mbetjet që importohen shkojnë në destinacionin e deklaruar dhe nuk përfundojnë në groposje apo incenerim. Këto institucione duhet të kenë jo vetëm kapacitetin por edhe ndershmërinë e duhur për të garantuar që një mbetje e parrezikëshme që importohet për tu ricikluar nuk rezulton të jetë një mbetje e rrezikëshme që groposet në territorin tonë duke kontaminuar tokën, ujërat dhe ajrin.

Skandali i inceneratorëve tregoi se administrata jonë publike, ku padyshim ka edhe njerëz të aftë dhe të ndershëm, nuk i ka ende kapacitetet e nevojshmë për të menaxhur mirë mbetjet që ne vetë prodhojmë. Ndaj nuk ka kuptim që ti ngarkojmë kësaj administrate edhe një detyrë shtesë, kontrollin e mbetejeve që vinë nga jashtë.
Dua ti besoj Partisë Socialiste kur thotë se e gjithë afera korruptive e inceneratorëve, që do zgjidhnin problemin e plehrave tona, u bë nën hundën, apo pas shpinës, së kryeministrit, ndoshta paksa naiv. Ama kush na garanton që nesër nën hundën, apo pas shpinës të të njëjtit kryeministër (se PS tashmë tjetër nuk ka), nuk futen në Shqipëri mbetje toksike të ambalazhuara si mbetje të parrezikëshme?

Në këto kushte nuk ka sens të propozosh ligje që lejojnë importin e mbetjeve nga jashtë kur qeveria ende nuk ka zgjidhur problemin e mbetjeve që prodhohen nga brenda. Rreziku që mbart një import i tillë nuk mund të justifikohet me asnjë llogjike ekonomike, sidomos në një vend si Shqipëria që ka shpallur turizimin si prioritet.
Imagjinoni se cfarë do ti ndodhte imazhit të Shqipërisë nëse në të ardhmen zbulohet që në kuadrin e importit të mbetjeve të parrezikëshme kanë hyrë në vendin tonë mbetje toksike që janë groposur apo djegur pranë zonave turistike, që tashmë shtrihen në të gjithë territorin shqiptar. Një skandal i tillë do hidhte në erë të gjithë markën tonë turistike si një vend me natyrë të virgjër dhe me ushqim cilësor bio.

Lexuesi skeptik me të drejtë do më thotë që një skandal i tillë mund të ndodhë edhe në mungesë të ligjit. Po të kemi parasysh kapacitet tona të kufizuara doganore dhe monitoruese, shpesh si pasojë e penetrimit të korrupsionit në administratën tonë publike, nuk është cudi që në vendin tonë të futen mbetje të rrezikëshme edhe pa lejimin e importit.
Problemi është që miratimi i Nenit 73 të projektligjit që ka paraqitur qeveria Rama, duke lejuar importin e mbetjeve në territorin e Shqipërisë sot, e lehtëson edhe më shumë shpërthimin e një skandali toksik nesër. Jo vetëm si pasojë e dobësive të njohura të administratës sonë publike por edhe sepse në biznesin e mbetjeve dhe plehrave shpesh përfshihet krimi i organizuar. Mjafton të shikosh skandalet me menaxhimin e plehrave nga mafia në Italinë fqinje, apo nga Cosa Nostra në qytetin e New York në SHBA.
Në këto kushte rreziku që shfaq importimi i mbetjeve, sado të parrezikshme të klasifikohen ato nga qeveria, është jashtëzakonisht më i madh se përftimi ekonomik që ai prodhon për një grusht të vogël biznesesh. Sidomos në një vend si Shqipëria që ka shpallur si motor ekonomik turizmin. Për këtë arësye propozimi i qeverisë Rama për të importuar mbetje nga jashtë është absurd.

TË LIDHURA

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post
Gerti Bogdani u nda nga jeta, reagon Shkëlzen Berisha: Buzëqeshja dhe pozitiviteti yt do ngelen përgjithmonë në kujtimet e mia

Gerti Bogdani u nda nga jeta, reagon Shkëlzen Berisha: Buzëqeshja dhe pozitiviteti yt do ngelen përgjithmonë në kujtimet e mia

Berisha për Gerti Bogdanin: Përfaqësues brilant i brezit të ri, patriot i vërtetë që zgjodhi të ndihmojë Shqipërinë. Do jesh i pavdekshëm dhe i përjetshëm në kujtimet tona

Berisha për Gerti Bogdanin: Përfaqësues brilant i brezit të ri, patriot i vërtetë që zgjodhi të ndihmojë Shqipërinë. Do jesh i pavdekshëm dhe i përjetshëm në kujtimet tona

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shtator 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shtator 2024







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria
Bota

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria

by mirseda
13:10 | 13/01/2026
0

Shorti i gjysmëfinaleve të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest ka përcaktuar si do të ndahen...

Ushtria shpëton 220 dele që rrezikoheshin nga përmbytja e shkaktuar nga vërshimi i Semanit

Ushtria shpëton 220 dele që rrezikoheshin nga përmbytja e shkaktuar nga vërshimi i Semanit

13:06 | 13/01/2026
Protestat antiqeveritare në Iran/ Zyrtari: Numri i viktimave shkon në rreth 2.000 të vrarë

Protestat antiqeveritare në Iran/ Zyrtari: Numri i viktimave shkon në rreth 2.000 të vrarë

13:02 | 13/01/2026
Fshatrat e Dimalit nën ujë, rrjedhja e lumit Osum përmbyt serat dhe të mbjellat e fermerëve

Fshatrat e Dimalit nën ujë, rrjedhja e lumit Osum përmbyt serat dhe të mbjellat e fermerëve

12:55 | 13/01/2026
OKB ngre alarmin: Mbi 100 fëmijë janë vrarë në Gaza, bombardimet kanë vazhduar

OKB ngre alarmin: Mbi 100 fëmijë janë vrarë në Gaza, bombardimet kanë vazhduar

12:32 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com