Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

A e shkelin rendin kushtetues punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë?

1 vit ago
in Kosovo
A e shkelin rendin kushtetues punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë?

Përfaqësuesit e sektorit civil në Kosovë, të cilët monitorojnë sundimin e ligjit, kanë qëndrime të ndryshme për intervistimin e 14 punëtorëve të komunës paralele serbe në Shtërpcë, të cilët deri para dy vjetësh kanë punuar aty.

Kjo komunë paralele u mbyll gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës në vitin 2022, kur u konfiskuan kamerat e sigurisë që besohej se ishin instaluar nga struktura serbe e autoriteteve lokale. Pastaj zyra e prokurorit nga Ferizaj konfiskoi kompjuterë dhe dokumentet që u gjetën në objektet e saj.

Boban Petkoviq, avokat i njërit prej punëtorëve të intervistuar me iniciale Z.J., ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se punëtorët e asaj komune tani po dyshohen për “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”.

Prokuroria në Ferizaj i tha Radios Evropa e Lirë se ajo ka autorizuar Departamentin e Krimeve të Rënda për intervistimin e personave të dyshuar.

Aleksandar Rapajiq nga Qendra joqeveritare për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike beson se institucionet e para gjyqësore të Kosovës “e interpretojnë ligjin shumë gjerë kur është fjala për komunitetin serb”, duke përfshirë edhe kualifikimin e veprës penale “shkelje e rendit kushtetues të Kosovës”.

Ai paralajmëron se tani, me të njëjtat akuza mund të përballen edhe punëtorët e tjerë në institucionet e financuara nga buxheti i Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 2 shkurt të këtij viti se në Kosovë janë rreth 31 mijë të punësuar në institucionet që punojnë sipas sistemit serb.

Në buxhetin e vitit 2024, Qeveria e Serbisë ka ndarë për Kosovën rreth 140 milionë euro, rreth 11 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar. Serbia kryesisht i jep ato para për paga dhe funksionimin e institucioneve të saj në Kosovë.

Në anën tjetër, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë sqaron se si rezultat i Marrëveshjes Prishtinë-Beograd, si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2015 Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për amnisti me qëllim që të mos ndiqen penalisht të punësuarit në institucionet serbe, por të integrohen në institucionet e Kosovës.

Ai rikujton se Serbia atëherë është dashur t’i mbyllë institucionet e saj në Kosovë, por kjo nuk ka ndodhur deri më sot.

“Në këtë kuptim, prokurori i shtetit ka kompetencë dhe juridiksion për të iniciuar hetime ndaj çdo individi që kryen funksione publike kundër rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës”, thotë Miftaraj.Rel

TË LIDHURA

Përmbytjet shkaktojnë dëme në Kosovë, uji vërshon në rrugë dhe biznese
Kosovo

Përmbytjet shkaktojnë dëme në Kosovë, uji vërshon në rrugë dhe biznese

09:13 | 07/01/2026
Vjosa Osmani nën hetim nga Agjencia Kundër Korrupsionit për pasurinë? Vjen reagimi i presidencës
Kosovo

Vjosa Osmani nën hetim nga Agjencia Kundër Korrupsionit për pasurinë? Vjen reagimi i presidencës

11:14 | 06/01/2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

21:14 | 05/01/2026
Next Post
Sulme izraelite në Liban, humbin jetën disa persona

Sulme izraelite në Liban, humbin jetën disa persona

5 shenjat më elegante të Horoskopit, janë plot stil dhe hijeshi!

Horoskopi 17 Korrik 2024

U shuan disa orë më parë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në Shkopet dhe rrezikohen disa banesa

U shuan disa orë më parë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në Shkopet dhe rrezikohen disa banesa







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n
Bota

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

by mirseda
16:20 | 07/01/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se SHBA do të jetë gjithnjë aty për NATO-n, edhe nëse...

Zyrtare, e ardhmja e Sylvinho, FSHF merr vendimin për rinovimin

Zyrtare, e ardhmja e Sylvinho, FSHF merr vendimin për rinovimin

16:17 | 07/01/2026
Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

14:34 | 07/01/2026
Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

14:29 | 07/01/2026
Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve

Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve

14:22 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com