Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Nga ‘Topi i Artë’ tek ‘Talenti i vitit, më të mirët 2023’, të nominuarit për çmimet e FSHF-së

2 vjet ago
in Sport
FSHF organizon ‘Mbrëmjen Gala’ për të kurorëzuar më të mirët në futbollin shqiptar për vitin 2023

Federata Shqiptare e Futbollit, ka përgatitur gjithçka në detaje për mbrëmjen gala “Më të Mirët 2023”, ku do të jetë momenti kulmor i një viti special ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

Kjo mbrëmje do të jetë e pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani2024”.

Në këtë mbrëmje, e kthyer tashmë në një traditë nga FSHF nuk do të mungojnë edhe të ftuar special, personalitete ndërkombëtare, figura të mëdha futbolli, përfaqësues nga bota akademike, ajo politike, e artit, medias dhe kolegë e miq të Federatave të tjera.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent votimi të udhëhequr nga FSHF e që ka nisur prej kohësh.

Fituesit do të shpallen gjatë mbrëmjes, ndërkohë që po ju njohim edhe me të nominuarit për çdo kategori. Për çmimin “Topi i Artë 2023” të nominuarit janë: Arinaldo Rrapaj, Florent Hasani dhe Bekim Balaj, ndërsa për “Topin e Artë 2023” për vajza finalistet janë: Valentina Troka, Ezmiralda Franja dhe Megi Doçi.

Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2023’ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit, ndërsa për çmimin “Trajneri i Vitit 2023” kandidaturat janë: Mirel Josa, Orges Shehi dhe Edlir Tetova.

“Talenti i Vitit 2023” do të shpallet njëri mes Ledjo Tresës, Ergis Arifit dhe Arlind Kurtit, tre prej lojtarëve të rinj që kanë spikatur këtë sezon.

Ndërsa për çmimin “Talentja e vitit 2023” janë në garë: Rosela Vasa, Klesta Ago dhe Klaudia Borci.

Për çmimin “Arbitri i Vitit 2023” tre të nominuarit janë Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti dhe Enea Jorgji. Në fund, do të zbulohet “Formacioni i Vitit 2023” me emrat e 11 lojtarëve më të dalluar përgjatë vitit për çdo pozicion, të cilët janë përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisionet sportive në vend.

Mbrëmja gala do të zhvillohet më 18 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nis në ora 18:00 me eventin që do të transmetohet direkt në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube dhe në platformën Supersport, që është partneri mediatik i këtij eventi.

TË LIDHURA

Rayo “prenoton” kualifikimin, fiton pastër në Conference League ndaj AEK-ut të Strakoshës
Sport

Rayo “prenoton” kualifikimin, fiton pastër në Conference League ndaj AEK-ut të Strakoshës

20:53 | 09/04/2026
Luis Diaz i shpreh dashurinë Bayernit: Kalimi te kjo skuadër, zgjedhja e duhur
Sport

Luis Diaz i shpreh dashurinë Bayernit: Kalimi te kjo skuadër, zgjedhja e duhur

20:06 | 09/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë
Sport

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Next Post
Rama, Meloni dhe Sunak takohen sot në Romë, fokusi i diskutimeve emigracioni i paligjshëm

Rama, Meloni dhe Sunak takohen sot në Romë, fokusi i diskutimeve emigracioni i paligjshëm

E rëndë në Vlorë, gruaja tenton të vetëdigjet me benzinë

Elbasan, u kap duke vjedhur kabllot e energjisë, arrestohet 29-vjeçari

E rëndë, një person bie nga pallati tek 9-katshet, zbardhen detajet e para

E rëndë, një person bie nga pallati tek 9-katshet, zbardhen detajet e para







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

by mirseda
22:39 | 09/04/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve ortodokse me Ukrainën, sipas një deklarate të...

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

22:05 | 09/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com