Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Tensionet Kosovë-Serbi, Kurti e Vuçiq sërish për takime në Bruksel

2 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Tensionet Kosovë-Serbi, Kurti e Vuçiq sërish për takime në Bruksel

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë pritet të takohen këtë javë në Bruksel në një përpjekjeve të re të autoriteteve ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Bashkimi Evropian ka ftuar në një takim në Bruksel (26.10.2023) kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Të dy liderët janë ftuar në margjinat e Samitit të Këshillit Evropian. Paralajmërimi i takimit vjen pas vizitës së të dërguarve të vendeve perëndimore gjatë fundjavës në Prishtinë dhe në Beograd, të cilët thanë se paraqitën një plan për rrugën përpara për zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, thuhet se plani është që katër liderët, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell, të kenë takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e samitit të BE-së të enjten. Takim i të njëjtit format pritet të zhvillohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha se “priten hapa të shpejtë të palëve që të dëshmojnë se janë të përkushtuar për të vazhduar procesin e normalizimit, duke përmbushur detyrimet e tyre përkatëse nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve si dhe të gjitha marrëveshjeve nga e kaluara, pa vonesa dhe parakushte”. Zëdhënësi Stano tha, se Bashkimi Evropian tashmë u ka prezantuar palëve një propozim “modern evropian”, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Diskutimet e të dërguarit evropian, Mirosllav Lajçak, gjatë fundjavës në Beograd dhe Prishtinë ishin të fokusuara në zbatimin e Aneksit të Ohrit. Nuk ka ndonjë qëllim që ai të zëvendësohet”, tha Stano.

Vuçiq: Ka një marrëveshje që të mos flitet për këtë çështje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, tha të martën (24.10.2023) se pret që brenda dy apo tri ditësh të qëndrojë në Bruksel, ku siç tha, do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se rendi i ditës së diskutimeve do të jetë në përputhje me atë që është diskutuar me pesëshen diplomatike gjatë fundjavës, duke nënvizuar se ka një marrëveshje që të mos flitet për këtë çështje.

Kurti: Beogradi nuk dëshiron të nënshkruajë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga ana e tij, tha të martën se është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen e arritur në fillim të këtij viti në Bruksel dhe Ohër ndërsa akuzoi autoritetet në Beograd se po e shmangin marrëveshjen, e cila sipas tij çon në njohje de facto të Kosovës nga Serbia.

“Por Beogradi nuk dëshiron të nënshkruajë, sepse përmbajtja e marrëveshjes është njohja de facto. Është modeluar sipas dy Gjermanive të vitit 1972, njohja faktike mes dy Gjermanive. Kjo është marrëveshja që ne kemi me Serbinë”, tha Kurti, gjatë një debati mbi temën “thellimi i solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike? organizuar nga “The Economist”, në Greqi. / DW

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Next Post
Kreshnik Spahiu paralajmëron arrestime të nivelit të lartë: Është thyer akulli, ja çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

Kush e ka radhën pas Berishës? Kreshnik Spahiu paralajmëron arrestimin e politikanit të madh në Shqipëri

E paprecedentë! Nxënësi në Lezhë godet mësuesen me karrige, dërgohet në spital

E paprecedentë! Nxënësi në Lezhë godet mësuesen me karrige, dërgohet në spital

E mbajnë të fshehtë! Dy banorët e BBV Kosva kanë qenë të lidhur jashtë

E mbajnë të fshehtë! Dy banorët e BBV Kosva kanë qenë të lidhur jashtë







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Zarf i zi/ Kristi Lamaj largohet nga Big Brother VIP
Showbizz

Zarf i zi/ Kristi Lamaj largohet nga Big Brother VIP

by mirseda
16:11 | 14/02/2026
0

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku është njoftuar se...

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, të hënën shqyrtohet imuniteti

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, të hënën shqyrtohet imuniteti

16:07 | 14/02/2026
“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti dita juaj!

Ish-deputeti mori postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Berisha sulmon ashpër Dash Sulën

15:35 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

12:58 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com