Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sulmi me raketa mbi spitalin e Gazës ndryshon agjendën e Biden, niset me urgjencë drejt Izraelit

2 vjet ago
in Bota, Kryesore
Sulmi me raketa mbi spitalin e Gazës ndryshon agjendën e Biden, niset me urgjencë drejt Izraelit

Presidenti Joe Biden anuloi të martën një ndalesë të planifikuar në Jordani pas një vizite në Izrael si pasojë e një shpërthimi në një spital në Gaza që vrau rreth 500 palestinezë. “Pas konsultimeve me Mbretin Abdullah të Jordanisë dhe duke marrë parasysh që Presidenti i Autoritetet Palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur ditë zie (për viktimat e shpërthimit në spitalin e Gazës), Presidenti Biden vendosi të shtyjë udhëtimin në Jordani dhe takimet e planifikuara me Mbretin Abdullah dhe Presidentin e Egjiptit el-Sisi”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Ai mezi pret të konsultohet personalisht me këta udhëheqës së shpejti dhe ra dakord të mbetet i angazhuar rregullisht dhe drejtpërdrejt me secilin prej tyre gjatë ditëve në vijim”, tha zyrtari. Presidenti Biden u nis të martën në mbremje drejt Izraelit, ku do të shpreh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Izraelin në luftën kundër militantëve të Hamasit. Pas vizitës në Izrael, Presidenti Biden kishte në plan të shkonte në Jordani për takime me Mbretin Abdullah, Presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Një shpërthim masiv të martën në një spital të qytetit të Gazës, të mbushur me të plagosur dhe palestinezë të tjerë që kërkonin strehim vrau qindra njerëz, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Zyrtarët e grupit militant të Hamasit thanë se shpërthimi u shaktua nga një sulm ajror izraelit, ndërsa ushtria izraelite tha se spitali u godit nga një raketë e lëshuar nga militantët palestinezë. Qindra palestinezë kanë gjetur strehë në al-Ahli dhe spitale të tjera në qytetin e Gazës në ditët e kaluara, në përpjekje për të shpëtuar nga bombardimet pasi Izraeli urdhëroi të gjithë banorët e qytetit dhe zonave përreth që të evakuoheshin në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Hamasi, që është përgjegjës për sulmin terrorist të 7 tetorit ndaj Izraelit, në të cilin u vranë 1400 njerëz dhe ka refuzuar prej kohësh të njohë shtetin e Izraelit, tha se “bashkësia ndërkombëtare dhe vendet arabe dhe islamike duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur pushtimin dhe ushtrinë fashiste (të Izraelit)”. Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi lëshojë një deklaratë të martën, ku thotë se “dënon sulmi izraelit ndaj spitalit në Gazë”, të cilin e quajti “një shkelje të qartë të ligjeve ndërkombëtare”. Shtëpia e Bardhë tha se gjatë vizitës në Izrael Presidenti Biden do të përsërisë se Hamasi nuk mbështet të drejtën e popullit palestinez për dinjitet dhe vetëvendosje dhe do të diskutojë mbi nevojat humanitare të civilëve në Rripin e Gazës./ VOA

TË LIDHURA

OKB, Guterres: I tronditur nga dhuna kundër protestuesve në Iran
Bota

OKB, Guterres: I tronditur nga dhuna kundër protestuesve në Iran

11:02 | 12/01/2026
Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Next Post
Tjetër humbje për Hamasin, ushtria izraelite ekzekuton dy liderë të lartë

Tjetër humbje për Hamasin, ushtria izraelite ekzekuton dy liderë të lartë

“Çmendet” 42 vjeçari në Tepelenë, godet me thikë bashkëshorten, plagos edhe veten

E rëndë në Fushë-Arrëz, i riu tenton të vetëdigjet me benzinë para bashkisë

Rama komenton protestën e opozitës: Mund ta bëjnë çdo ditë po të duan, e gatuan “non grata”

Rama kërkon urgjentisht gjetjen e shkakut të shpërthimit në spitalin e Gazës







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit
Aktualitet

PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

by mirseda
12:37 | 12/01/2026
0

Partia Demokratike ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të...

Dosja “Partizani” sot në seancë, avokatët e Sali Berishës kundërshtojnë kërkesën për gjykim ndaj tij

Dosja “Partizani” sot në seancë, avokatët e Sali Berishës kundërshtojnë kërkesën për gjykim ndaj tij

12:28 | 12/01/2026
MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026, ja kur do të mbahen

MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026, ja kur do të mbahen

12:12 | 12/01/2026
Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/Dëshmia e Ramazan Rrajës: Nuk kam pasur konflikt

Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/Dëshmia e Ramazan Rrajës: Nuk kam pasur konflikt

11:23 | 12/01/2026
Ngjarja e 3 fëmijëve në Durrës, sot Shërbimi Social vendos “fatin” e tyre

Ngjarja e 3 fëmijëve në Durrës, sot Shërbimi Social vendos “fatin” e tyre

11:18 | 12/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com