Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani, do t’i presë dy senatorët në orën 09:15. Ndërkaq, në orën 10:00, Shaheen dhe Welch do të takohen me kryeministrin Kurti.
Është bërë e ditur se pas të dyja takimeve do të ketë deklaratë për mediet.
Për vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovë, njoftoi vetë Shaheen.
“Senatori Peter Welch dhe unë jam në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar ajo në “X”.