Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Greqia në luftë me zjarret prej 6 ditësh, kushtet e motit favorizojnë flakët

2 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Greqia në luftë me zjarret prej 6 ditësh, kushtet e motit favorizojnë flakët

Qindra zjarrfikës në Greqi u përpoqën qysh në orët e para të 24 gushtit ta fitojnë epërsinë në luftën kundër zjarreve masive që po digjen në mënyrë të pakontrolluar për të gjashtën ditë radhazi. Deri më tani, këto zjarre kanë lënë 20 persona të vdekur.

Një zjarr i rrezikshëm vazhdoi të digjet në malin Parnitha pranë Athinës, në pyllin më të madh pranë kryeqytetit, duke kërcënuar një park kombëtar për të dytën ditë radhazi.

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve, Yiannis Artopios, i tha televizionit shtetëror ERT se ka pasur një “shpërthim zjarri” në një luginë pyjore në orët e hershme të 24 gushtit, që riktheu rrezikun për zonat e banuara të atij rajoni.

Rreziku më i madh gjendet në pjesën veriore të vendit, ku një zjarr i madh që shpërtheu më 19 gusht pranë qytetit Alexandroupoli është kthyer tani në zjarre masive që janë përhapur në një hapësirë prej mbi 15 kilometrash.

Trupat e 19 personave që besohet se ishin emigrantë, dy prej tyre fëmijë, u gjetën në këtë pjesë të vendit gjatë kësaj jave.

Zyrtarët në Greqi kanë paralajmëruar se meqenëse kjo zonë është një pikë hyrëse e njohur për kontrabandistët e emigrantëve nga Turqia fqinje, ka të ngjarë të ketë edhe më shumë viktima në mesin e azilkërkuesve që mund të mos kenë arritur t’u shpëtojnë flakëve.

Një zjarr tjetër i madh u raportua edhe në rajonin Boeotia, në veri të Athinës, ku një manastir bizantin 1.000-vjeçar, Hosios Loukas, mezi i shpëtoi mezi shkatërrimit më 23 gusht.

Kushtet e nxehta dhe të thata që rrisin rrezikun e zjarrit do të vazhdojnë deri më 25 gusht, sipas meteorologëve.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, tha një ditë më parë se vendi po e kalonte verën më të keqe sa u përket zjarreve që nga prezantimi i hartave të rrezikut nga zjarri në vitin 2009.

“Është një situatë e paprecedentë, kjo nuk është një lojë fjalësh”, tha ai.

Zjarret kanë djegur mbi 60.000 hektarë në Greqinë veriore dhe 5.000 hektarë të tjerë në perëndim të Athinës, sipas vlerësimeve nga observatori kombëtar i zjarreve në pyje që operohet nga Universiteti Aristotele në Selanik. /REL

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
Leku u forcua përsëri këtë javë, Euro kthehet pranë minimumit historik

Euro bën kthesën e fortë ndaj lekut, shënon rritje për të dytën ditë radhazi

Zjarr i madh në një fshat në Belsh, banorët i bashkohen zjarrfikësve për të shuar flakët

Zjarr i madh në një fshat në Belsh, banorët i bashkohen zjarrfikësve për të shuar flakët

Presidenti i Ukrainës flet të martën në Kuvendin e Shqipërisë

Rrëzimi i avionit të Prigozhin, Zelensky: Të gjithë e kuptojnë kush lidhet me ngjarjen

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com