Një variant i ri i virusit Covid-19 që thuhet se po përhapet ka ngritur alarmin në Evropë, duke vënë në pikëpyetje edhe nëse duhet të kthehen masat.
Mutacioni i variantit Omicron, i quajtur BA.6, por ende i pa emëruar zyrtarisht, ka shkaktuar shqetësime për një valë të re për shkak të katalogut të tij të mutacioneve.
Danimarka dhe Izraeli tahsmë kanë konfirmuar rastet e para, teksa autoritetet kanë theksuar se udhëtimet gjatë sezonit të verës mund ta kenë përhapur në më shumë vende.
Disa shkencëtarë kanë bërë thirrje tashmë për kthimin e maskave për fytyrën. Të tjerë, megjithatë, kanë paralajmëruar se është shumë herët për panik dhe theksuan se kufizimet nuk do të nevojiten.
Drejtuesit e shëndetësisë nuk kanë bërë ende ndonjë njoftim zyrtar për variantin, i cili u zbulua për herë të parë në fund të korrikut.