Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Regjisori i Titanikut: OceanGate ishte paralajmëruar për rrezikun

3 vjet ago
in Bota, Kryesore
Regjisori i Titanikut: OceanGate ishte paralajmëruar për rrezikun

Regjisori hollivudian, James Cameron – i cili drejtoi filmin e vitit 1997, Titanik – ka thënë se e ka përjetuar shumë afër zemrës humbjes e nëndetëses Titan. Ai vetë është zhytur 33 herë deri në rrënojat e Titanikut.

Nëndetësja Titan, e cila u zhduk më 18 qershor, besohet të ketë shpërthyer dhe si pasojë e kësaj operatori i anijes, OceanGate, tha më 22 qershor se të pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses besohet se kanë vdekur, sipas operatorit të anijes, OceanGate.

Në një intervistë për transmetuesin britanik BBC, Cameron tha se disa persona brenda komunitetit të zhytësve i kishin shkruar një letër OceanGate duke thënë se besonin, sipas fjalëve të Cameronit, se kompania “po shkonte drejt katastrofës”.

Cameron sugjeroi gjithashtu se kishte një “ironi të tmerrshme” në humbjen e Titanit dhe ekuipazhit të tij, duke e krahasuar atë me humbjen e vetë Titanikut në vitin 1912.

“Tani kemi një tjetër rrënim që bazohet për fat të keq në të njëjtat parime të mosdëgjimit të paralajmërimeve”, tha ai. “OceanGate ishte paralajmëruar”.

Ai tha se nga kompania ishin larguar nga puna shumë, por ai nuk specifikoi pse.
Cameron nuk është i pari që ka ngritur shqetësime lidhur me aktivitetet e kompanisë turistike OceanGate.

Një letër dërguar OceanGate nga Shoqëria e Teknologjisë Detare (MTS) në mars të vitit 2018 dhe e marrë nga New York Times thoshte se “qasja aktuale ‘eksperimentale’ e miratuar nga OceanGate… mund të çojë në rezultate negative (nga të vogla në katastrofike)”.

Edhe dokumentet e një gjykate amerikane tregojnë se një ish-punonjës i OceanGate paralajmëroi për probleme të mundshme të sigurisë qysh në vitin 2018.
Dokumentet tregojnë se David Lochridge, drejtori i operacioneve detare të kompanisë, ngriti shqetësime në një raport inspektimi. Një zëdhënës i OceanGate nuk pranoi të komentojë mbi çështjet e sigurisë të ngritura nga Lochridge dhe MTS-ja.

Cameron tha se ai ishte në një anije të dielën kur nëndetësja u zhduk dhe nuk e mori vesh lajmin për zhdukjen e saj deri të hënën. Kur mësoi se nëndetësja kishte humbur navigimin dhe komunikimin në të njëjtën kohë, ai tha se dyshoi menjëherë se kishte ndodhur një fatkeqësi.

“Ndjeva në trupin tim atë që kishte ndodhur. Të dështojnë elektronika e nëndetëses, sistemi i saj i komunikimit dhe transponderi gjurmues njëkohësisht – nëndetësja është e humbur”, tha Cameron duke shtuar se “mund të humbasësh komunikimet dhe navigimin së bashku pa një ngjarje katastrofike ekstreme”.
Ai tha se menjëherë i shkoi mendja se mund të kishte ndodhur një shpërthim./REL/

TË LIDHURA

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat
Aktualitet

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit
Aktualitet

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Përmbytjet/ Banorët e Shkozetit peticion bashkisë: Pastroni menjëherë kanalet kulluese
Aktualitet

Përmbytjet/ Banorët e Shkozetit peticion bashkisë: Pastroni menjëherë kanalet kulluese

19:04 | 27/01/2026
Next Post
Zëvendësadmirali grek tregon fatin tragjik të nëndetëses “Titan”: Nuk do të gjendet asgjë prej saj

Zëvendësadmirali grek tregon fatin tragjik të nëndetëses “Titan”: Nuk do të gjendet asgjë prej saj

Fundi fatal i nëndetëses “Titan”, nuk dihet koha kur shpërtheu, çfarë treguan zhurmat nga fundi i detit

Fundi fatal i nëndetëses “Titan”, nuk dihet koha kur shpërtheu, çfarë treguan zhurmat nga fundi i detit

“Dekada” e Elvana Gjatës elektrizon stadiumin “Air Albania”, nga performancat “shpërthyese” te propozimi për martesë

“Dekada” e Elvana Gjatës elektrizon stadiumin “Air Albania”, nga performancat “shpërthyese” te propozimi për martesë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot
Showbizz

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

by mirseda
21:28 | 27/01/2026
0

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Malit dhe Rogertit këto ditë në shtëpi. Gjatë sfidës së...

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com