Xheorxhina Rodrigez dhe Kristiano Ronaldo janë një ndër çiftet më të famshëm në botë, për të mos thënë më i famshmi për momentin dhe gjithçka rreth jetës së tyre jo vetëm që ka shumë interes, por televizione, revista, madje edhe kompani të prodhimit të filmave e dokumentarëve ofrojnë shumë të çmendura për të pasqyruar përditshmërinë e tyre, disa prej të fshehtave të tyre.
Çifti që për më shumë ka sjellë në jetë dy fëmijë tashmë, Alana Martina dhe Bela Esmeralda, përflitet se pas transferimit në Arabinë Saudite po kalojnë një moment krize, edhe pse ato shpesh herë, me postime të ndryshme nëpër rrjetet sociale u përgjigjen kësaj, me foto familjare, apo edhe me ironi. Gjithsesi, në Spanjë janë kaq të sigurt që kësaj historie mund t’i vijë fundi shumë shpejt, duke qenë se edhe një martesë të përfolur që në kohët kur Kristiano Ronaldo luante te Juventusi, as që duket absolutisht në horizont. Madje, ashtu si në rastin e lidhje me Irina Shaik, duket se në mes është sërish e ëma e Ronaldos, Dolores Aveiro, e cila nuk e do absolutisht këtë. Dhe për këtë arsye, vështirë se çifti, pavarësisht dy fëmijëve që ka nga kjo lidhje, të vazhdojë ende gjatë bashkëjetesën e tyre.
Gjithsesi, sido që të jetë, Ronaldo dhe Xheorxhina, edhe në rast të një ndarjeje të mundshme, jo vetëm që do të qëndrojnë në kontakt, por mbi të gjitha modelja do të ketë një jete pa probleme financiare. Kjo, pasi që në momentin e lindjes së fëmijës së parë, media spanjolle zbulon se Kristiano Ronaldo ka nënshkruar një kontratë, sipas të cilës Xheorxhina do të marrë prej tij 100 mijë euro në muaj, për mirëmbajtjen e fëmijëve, nëse ato do të shkojnë me të ëmën, por edhe për t’i lejuar bukuroshes 29-vjeçare që të ruajë një standard si një prej personave më të rëndësishëm të jetës së portugezit. Tani pritet përgjigja e kampionit të Al-Nasr, ose vetë Xheroxhinës…PanoramaSport