Një sezon i tërë futbollistik i cili ka nisur në fillimin e gushtit me dhjetëra e qindra ndeshje javë pas jave.
Emocione, vuajtje, sakrifica, gëzim, hidhërim, fitore apo humbje të gjitha mblidhen dhe akumulohen në dy ekipet e fundit që ulin siparin e një sezoni të gjatë e të stërmundimshëm.
Finalja e Champions League është këtu, sonte në orën 21:00 nga Stambolli, aty ku dy klubet më të mira të Europës, Manchester City dhe Inter do të luftojnë për lavdinë e futbollit.
Janë tre trofe të Championsit në këtë finale dhe të tre mbahen nga zikaltërit por e tashmja flet e gjitha për anglezët të cilët nën drejtimin e Guardiolës kanë zgjeruar kufijtë e futbollit.
Favorit absolut në letër por përpara kanë një skuadër italiane, të cilët përgjatë historisë kanë treguar që të bëjnë “gjëmën” atëherë kur nuk e mendon. Manchester City apo Inter? Përgjigjen e shumëpritur do ta marrim në mbrëmje.