Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Çfarë ndodhi? Vuçiç jep dorëheqjen nga kreu i partisë SNS

2 vjet ago
in Rajoni
Çfarë ndodhi? Vuçiç jep dorëheqjen nga kreu i partisë SNS

Vuçiç tha se politikanët e opozitës që organizuan protesta pas dy masakrave në Beograd dhe rrethinën e tij “meritojnë vetëm përbuzjen”. Vuçiç e tha këtë në një tubim të organizuar nga partia e tij teksa ditët e kaluara, dhjetëra mijëra njerëz protestuan me ftesë të opozitës, të pakënaqur me reagimin e qeverisë ndaj vrasjeve masive që tronditën vendin.

“I ftoj në bisedë dhe dialog edhe ata politikanë, për të cilët mendoj më të keqen. Nga nesër dera ime është e hapur për secilin prej tyre, për të zgjidhur problemet në institucionet e sistemit”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se problemet nuk zgjidhen në autostradë, duke aluduar në dy protestat e mëparshme qytetare, ku dhjetëra mijëra demonstrues bllokuan autostradën në urën Gazela në Beograd. Sipas tij, “atyre politikanëve nuk u interesonin fëmijët”, por si “të më largojnë mua nga pushteti”.

“Ju ftoj të bisedojmë, por nuk do të ketë qeveri tranzitore. Qeveria do të zgjidhet në zgjedhje”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd dhe në fshatrat përreth Mlladenovcit, Qeveria e Serbisë ka zbatuar një sërë masash për uljen e dhunës. Vuçiç tha se po fliste për herë të fundit si kryetar i SNS-së.

“Për njëmbëdhjetë vjet, i shërbeva me besim dhe besnikëri shtetit dhe popullit tim. Unë kam qenë kryetar i Partisë Përparimtare Serbe për njëmbëdhjetë vjet. Nesër, dikush tjetër do të marrë në dorë Partinë Progresive Serbe time, tuajën, tonën”, tha Vuçiç.

Ai tha se nga e shtuna partinë e marrin “disa njerëz të mrekullueshëm” dhe se nga 28 qershori nisin formimin e Lëvizjes për popullin dhe shtetin. Të tubuarve para Kuvendit Popullor, u është drejtuar edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijarto. Ai tha se Hungaria dhe Serbia janë të ekspozuar ndaj sulmeve, sepse liderët e tyre “dëshirojnë paqe në Ukrainë, luftojnë për vlerat familjare dhe nuk duan t’u shërbejnë interesave të huaja”.

“Ata do të na sulmojnë, sepse nuk mund të pranojnë që ne hungarezët dhe serbët ndjekim interesat tona kombëtare dhe të jemi të suksesshëm”, tha Szijarto.

Ai u bëri thirrje të tubuarve “të mbështesin presidentin e tyre” dhe tha se partitë “që u shërbejnë interesave të huaja, duhet të mposhten dhe për fat të mirë kjo ndodh rregullisht në të dy vendet”. Gjatë ditës në Beograd kanë arritur qindra autobusë nga qytetet e Serbisë, por edhe nga vendet përreth, me të cilët kanë arritur mbështetësit e SNS-së.

Në tubim, ndër të tjerë, foli ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, partnere e koalicionit të SNS-së, Ivica Daçiq. Ai akuzoi një pjesë të opozitës, e cila organizon protesta kundër dhunës, se duan të vijnë në pushtet në këtë mënyrë. Ai shtoi se tubimi i sotëm nuk është një tubim politik, por një mesazh i “Serbisë së edukuar dhe të denjë”.

“Dua t’u them të gjithë atyre që u ngritën mbi vendin tonë: ne nuk e japim Serbinë, nuk e japim Kosovën, nuk i japim fëmijët tanë, nuk lejojmë dhunë ndaj grave, nuk do të heqim dorë nga presidenti, të cilin e kemi zgjedhur të gjithë, Aleksandar Vuçiç”, ka thënë Daçiq. Presidenti i Republikës Sërpska, që është njëra nga entitetet e Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik tha nga skena se ka ardhur për të mbështetur Serbinë dhe në fund të fjalës së tij tha: “Rroftë Serbia, rroftë Rusia, rroftë Republika Sërpska”.

SNS-ja e quajti tubimin “Serbia e shpresës”, ndërsa thirrjen për të marrë pjesë në të e bëri presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandar Vuçiç, përmes deklaratave të tij.

Organizatat e shoqërisë civile dhe opozita kritikuan mbajtjen e tubimit dhe kërkuan anulimin e tij.

TË LIDHURA

Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa Exocet MM40 Block 3C
Rajoni

Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa Exocet MM40 Block 3C

10:32 | 23/05/2025
Turqi/ Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president
Rajoni

Turqi/ Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

14:20 | 22/05/2025
Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros
Aktualitet

Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros

08:41 | 22/05/2025
Next Post
Ledri Vula banori i parë i Big brother Vip 3? Këngëtari ‘shuan’ zërat dhe zbulon si qëndron e vërteta

Ledri Vula banori i parë i Big brother Vip 3? Këngëtari 'shuan' zërat dhe zbulon si qëndron e vërteta

Plas keq në emision, Olsa Muhameti ja thotë në sy Albatrosit: Ti nuk më përballon dot, dua një alfa

Plas keq në emision, Olsa Muhameti ja thotë në sy Albatrosit: Ti nuk më përballon dot, dua një alfa

Armaldo flet pa doreza: Më ka ngelur hatri me Luizin dhe Kristin

Armaldo flet pa doreza: Më ka ngelur hatri me Luizin dhe Kristin

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…
Aktualitet

PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…

by mirseda
20:32 | 23/05/2025
0

Policia ka sekuestruar fletët e votimit që denoncoi PD në fshatin Pekisht të Peqinit ku janë zbuluar...

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

20:09 | 23/05/2025
Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

19:39 | 23/05/2025
Akuzat e rënda në Australi për kultivim lëndësh narkotike, reagon Belina Pupa

Akuzat e rënda në Australi për kultivim lëndësh narkotike, reagon Belina Pupa

19:36 | 23/05/2025
10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldon

10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldon

19:26 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com