Policia e kapi duke ecur në rrugë dhe tashmë ai duhet të vuajë një dënim prej 4 vjet e 9 muaj. I riu ishte shpallur në kërkim pasi kishte torturuar me shkop një tjetër person në qelinë e burgut të të miturve në Quartuciu.
Një 24-vjeçar ka përfunduar pas hekurave pasi mburrej në rrjetet sociale se i ishte arratisur policisë. I riu nga Sardegna krahasonte veten me mafiozin Toto Riina dhe tallej me karabinierët. Por, ndjekja e rrjeteve të tij sociale nga autoritetet bëri që të zbulohej vendndohja. Kështu që 24-vjeçari u arrestua në Olbia nga karabinierët.
Policia e kapi duke ecur në rrugë dhe tashmë ai duhet të vuajë një dënim prej 4 vjet e 9 muaj. I riu ishte shpallur në kërkim pasi kishte torturuar me shkop një tjetër person në qelinë e burgut të të miturve në Quartuciu.
Më pas, ai i kishte vënë zjarrin mobiljeve për të krijuar kaos dhe për t’u arratisur. Ngjarja kanë ndodhur në qershor 2016. Ai u arratis, por shtatë vite me vonë përfundoi sërish në qeli.