Juria e Madhe ka shpallur Donald Trump fajtor për abuzim seksual duke bërë që ai të jetë i pari President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mban nofkën ‘grabitqar seksual’ mbi shpinë. Seanca u zhvillua sot dhe zgjati thuajse 12 orë deri në marrjen e vendimit. Juria vendosi që Trump të paguajë 5 milion dollarë kundrejt E. Jean Carroll për dëmin që i ka shkaktuar kolumnistes për sulmin e vitit 1996.
E. Jean Carroll është një nga gratë e shumta që e kanë akuzuar Trump për sulme seksuale ose ngacmime, por që akuzën e saj e çoi deri para organeve të drejtësisë.
Në vitin 2019, ajo rrëfeu se republikani e përdhunoi atë në dhomën e zhveshjes së një dyqani të brendshmesh, në Manhattan në mesin e viteve 1990. Trump, 76 vjeç, zgjodhi të mos merrte pjesë në gjyqin civil, por ai ka thënë se kurrë nuk e ka takuar Carroll në dyqan dhe nuk e ka njohur. Ai e ka quajtur këtë histori si ‘gjueti shtrigash’.