Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh sot për 1 Maj, në Ditën e Punëtorëve.
Meta ka postuar një foto, ku shihet me disa të rinjë teksa shkruan se ata janë punëtorët e së ardhmes. Meta ndër të tjera shkruan “gëzuar 1 Majin të gjithë punëtorëve, e veçanërisht të rinjve e të rejave, sepse bashkë me ta do të ecim drejt një shoqërie më të drejtë e më të zhvilluar”
Postimi i plotë i Metës:
Gjithë përpjekja jonë politike është që të krijojmë kushte të denja pune për të rinjtë tanë.
Të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes, ata më shumë punojnë me mend se me muskuj.
Kush punon kundër të rinjve tanë punëtorë, punon kundër vetes.
Forca jonë politike ka qenë gjithnjë forcë e të rinjve dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’i mbajtur ata, idetë, bizneset dhe punën e tyre në Shqipëri.
Gëzuar 1 Majin të gjithë punëtorëve, e veçanërisht të rinjve e të rejave, sepse bashkë me ta do të ecim drejt një shoqërie më të drejtë e më të zhvilluar.