Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 14 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta.
Sipas mediave greke mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Agrinio ku 14-vjeçari shqiptar teksa po udhëtonte me biçikletën e tij në një rrugë rurale humbi kontrollin e saj dhe ra në greminë.
Si pasojë i mituri mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
14-vjeçari së bashku me një kushëri kishin dalë me biçikleta, kur ndodhi ngjarja.
Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve dhe mjekëve më pas, fëmija nuk ia doli. Mesohet se ai ka pësuar një goditje dërrmuese në qafë. Fqinjët e familjes së 14 vjeçarit e përshkruanin atë si një djalë të mirë.