Dy nxënës janë goditur nga rryma elektrike në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo bën me dije se nxënësit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha Ahmeti.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të miturve.