Ministria e Arsimit në Shqipëri dhe ajo e Kosovës, kanë firmosur sot programin e financimit të projekteve të përbashkëta të kërkimit shkencor mes dy vendeve. Do të jenë në total 16 projekte që do financohen secili nga 20,000 euro.
Lajmin e jep ministrja e Kosovës, Arbërie Nagavci teksa ndan dhe foto nga firmosja e programit me homologen shqiptare Evis Kushi. Në marrëveshje specifikon disiplinat shkencore të cilat janë me interes për dy vendet, si shëndeti, shkencat humane e albanologjike, burimet natyrore, ndryshimet klimatike etj.
Thirrja për aplikim do të shpallet më 24 prill, ku do të kenë mundësi të aplikojnë me projekte të përbashkëta hulumtues dhe punonjës shkencorë nga dy anët e kufirit shqiptar.
Përzgjedhja e projekteve do të bëhet në tetor të këtij viti kurse implentimi do të nis në janar 2024.