Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një taki me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Takimi do të nisë në orën 09:00, ku pritet që Kurti dhe Abazoviç të nënshkrujanë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin do të lejohet shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.
Pas takimit, kryeministrat Kurti dhe Abazoviç do të kenë deklarim për media. Kujtojmë që Dritan Abazoviç ndodhet prej ditës së enjte në Kosovë, për një vizitë dy ditore.