Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Krah Korreshit dhe Myslym Murrizit, Belind Këlliçi takon komunitetin lushnjar në Tiranë

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Krah Korreshit dhe Myslym Murrizit, Belind Këlliçi takon komunitetin lushnjar në Tiranë

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me komunitet qytetarësh nga Lushnja, të cilët prej vitesh jetojnë në kryeqytet. Gjatë takimit të pranishëm ishin edhe deputeti Saimir Korreshi dhe ish-deputeti Myslim Murrizi, të cilët u bënë thirrje qytetarëve që më 14 Maj të mbështesin Këlliçin për bashkinë e kryeqytetit.

“Pavarësisht se ne kemi emigruar që jemi sot në Tiranë, është kënaqësi dhe në mbështetje që deri dje e kemi pasur në një karrige por sot, ndoshta pak më mirë, për një Tiranë më të bukur, për një Tiranë më demokratike. Me mbështetjen e të gjithëve ta çojmë në karrigen e kryetarit të bashkisë, jo për ato që tha, por për një Tiranë ndryshe. Ne Lushnjarët jemi shumë më shumë sesa kaq në Tiranë. Ndaj nëse do të angazhohemi të gjithë së bashku, me qejf do të doja të bënim një takim të madh, në Tiranë janë gati 8 mijë votues lushnjar”-u shprehën Korreshi dhe Murrizi.

Duke falenderuar organizatorët për takimin, Këlliçi shpalosi disa nga pikat e programit të tij, për ta bërë Tiranën një qytet të jetueshëm për të gjithë banorët e saj. Ai u ndal fillimisht te angazhimi për transport publik falas, duke sqaruar se ky premtim do të bëhet realitet pas 14 majit.

“Unë do ta bëj realitet ps 14 majit, për të vetmen arsye sepse besoj fort dhe jam i bindur se ky qytet nuk është i varfër por është i vjedhur. Kjo çështje është vetëm çështje e vullnetit politik dhe jo financash. Buxheti i bashkisë së Tiranës sot është 240 milionë euro. Për të mundësuar autobusin falas për për 200 mijë qytetarë të Tiranës në ditë, mjaftojnë 16.5 milionë euro në vit. Vetëm 6.8% e buxhetit”, u shpreh Belind Këlliçi.

Këlliçi pati një përgjigje edhe për skeptikët apo ata që sulmojnë këtë premtim, duke e cilësuar si të parealizueshëm. Ai solli në vëmendje shembullin e 250 qyteteve në vende të ndryshme të botës, që sot e kanë realitet transportin publik falas.

“Por është një praktikë që ndiqet në 250 qytete të botës, është një praktikë që ndiqet në Tallin, në kryeqytetin e Estonisë, ndiqet në Maltë, në Luxemburg, në qytete në Greqi, në qytete në Itali, në 40 qytete në Amerikë, në qytete të ndryshme në Kanda, në vende të tjera të Europës, në Francë, që po e testojnë dhe në fakt i ka rezultuar, edhe në Belgjikë, i ka rezultuar shumë efiçente dhe e nevojshme si masë”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Sipas Këlliçit nga transporti falas, ndër përfituesit më të mëdhenj do të jenë studentët.

“Gjykoj që mbi të gjitha përfitojnë studentët. Janë të tmerrshme ato pamjet e studentëve që dalin në 8 të mëngjesit dhe deri në orën 8 të darkës presin para kioskave të aboneve për të marrë një abone. Dhe nuk arrij ta kuptoj se si ka mundësi që kjo bashki nuk u jep shansin apo mundësinë të gjithë studentëve të marrin nga një abone”-tha Këlliçi.

Ndër të tjera ai u shpreh gjithashtu se angazhimi i tij është ta rikthejë në normalitet kryeqytetin me premtime të realizueshme, dhe jo si ato të kundërshtarit të tij Erion Veliaj.

“Unë jam i vendosur për ta kthyer qytetin në kushtet e normaliteti, në binarët e një normaliteti, ku nuk ka nevojë të shpikësh rrotën të japësh premtime që janë të parelizueshme. Të rrish në televizor gjithë ditën herë me përparëse duke shpërndarë pjata supe, e herë me lopatë duke mbjellë 1 milionë pemë. Ju si lushnjar jeni në krye të komuniteve nga koefiçenti i zgjuarësisë, e kuptoni fare mirë që nuk ka 1 milionë pemë të mbjellura në Tiranë, se në Berlin ka 420 mijë dhe në Milano ka 500 mijë”-tha Belind Këlliçi.

Ai akuzoi Erion Veliajn se e ka kthyer bashkinë në institucion që nuk i shërben qytetarit.

“Bashki që vetëm për qytetarin nuk punon. Sot në Tiranë kemi një qytet të tërë, që paguan taksa në mënyrë të rregullt dhe ju jeni një nga komunitetet më të disiplinuara, për një kryetar bashkie që rri gjithë ditën në televizor, që hiqet si gjitholog. Që në 6 muajt e fundit të vitit 2022, ka qenë 4.5 muaj jashtë Shqipërie. Kjo doli nga të dhënat zyrtare para tre ditësh, për vet faktin se kishte marrë 11 mijë euro taksa, kishte marrë 11 mijë euro dieta nga taksat e qytetarëve të Tiranës, duke faktuar që për katër muaj e gjysëm nuk ka qenë në Tiranë, nuk i ka shërbyer kryeqytetit. Unë jam i bindur se Tirana e ka mundësinë për të ofruar më shumë shanse, oportunitete, mundësi punësimi, dhe një të ardhme shumë të mirë për të gjithë qytetarët e saj dhe mbi të gjitha për të rinjtë”, u shpreh Belind Këlliçi.

TË LIDHURA

Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak
Politikë

Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

21:19 | 04/03/2026
Kreu i SPAK raporton mbi 4 orë në Bruksel për gjyqësorin dhe të drejtat themelore
Politikë

Kreu i SPAK raporton mbi 4 orë në Bruksel për gjyqësorin dhe të drejtat themelore

20:43 | 04/03/2026
U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër
Aktualitet

U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër

20:20 | 04/03/2026
Next Post
Atentati ndaj Bernard Ndrecës, Berisha: Rama posrositës i ngjarjes, e tregon heshtja

Atentati ndaj Bernard Ndrecës, Berisha: Rama posrositës i ngjarjes, e tregon heshtja

E rëndë në Korçë, 23-vjeçarja përdhunohet nga kryeplaku i fshatit

E rëndë në Korçë, 23-vjeçarja përdhunohet nga kryeplaku i fshatit

Zgjedhjet e 14 majit, hidhet shorti, si do të renditen në fletët e votimit partitë politike

Zgjedhjet e 14 majit, hidhet shorti, si do të renditen në fletët e votimit partitë politike







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit
Bota

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

by mirseda
21:48 | 04/03/2026
0

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe me presidentin...

Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt

Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt

21:36 | 04/03/2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

21:33 | 04/03/2026
Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

21:19 | 04/03/2026
Ndërpritet energjia në Irak, SHBA u kërkon shtetasve të largohen; dron pranë aeroportit të Bagdadit

Ndërpritet energjia në Irak, SHBA u kërkon shtetasve të largohen; dron pranë aeroportit të Bagdadit

20:56 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com