Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sali Berisha flet për lidhje të Veliajt me Teheranin: Riciklon paratë e biznesmenit iranian Ali Aliabadi dhe kompanisë së Gardës Revolucionare

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Sali Berisha flet për lidhje të Veliajt me Teheranin: Riciklon paratë e biznesmenit iranian Ali Aliabadi dhe kompanisë së Gardës Revolucionare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sot akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion veliaj, duke folur për lidhje të tij me Teheranin. Sipas Berishës, Erion Veliaj riciklon përmes inceneratorit të Tiranës paratë e biznesmenit iranian Ali Aliabadi dhe Gardës Revolucionare.

“Unë e kam denoncuar këtë lidhje me Iranin të Erion Veliajt, siç jeni ju dëshmitarë. Erion Veliaj nuk ka guxuar kurrë të përgënjeshtrojë qoftë edhe njëherë të vetme, denoncimin e kësaj lidhje të rrezikshme për Shqipërinë.

Lidhja e Erion Veliajt me Teheranin nuk është e re. Daton 15-20 vjet më para. Udhëtimet e tij të shpeshta janë denoncuar nga shërbime të vendeve partnere. Unë i kam denoncuar ato publikisht”, u shpreh Sali Berisha nga selia e PD. Ai përmendi një shtetas italian dhe një shqiptar, si të përfshirë në këtë veprimtari.

“Ekzistojnë dyshime shumë të forta se Erion Veliaj, Miliad Lopa dhe Bruno Preseci riciklojnë paratë e Pasdaran dhe kompanisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Pasi Ali Aliabadi është një ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe tani sipërmarrës i madh në Iran, që e ka të gjithë partneritetin me qeverinë”, vijoi Berisha.

Pjesë nga deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Të dhëna të qarta lidhin djegësin e Tiranës, Erion Veliajn me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, ish-komandantin e Pasdaran, tani sipërmarrës i madh në Iran, nën sanksione ekonomike të BE dhe SHBA.

Unë e kam denoncuar këtë lidhje me Iranin të Erion Veliajt, siç jeni ju dëshmitarë. Erion Veliaj nuk ka guxuar kurrë të përgënjeshtrojë qoftë edhe njëherë të vetme, denoncimin e kësaj lidhje të rrezikshme për Shqipërinë.

Lidhja e Erion Veliajt me Teheranin nuk është e re. Daton 15-20 vjet më para. Udhëtimet e tij të shpeshta janë denoncuar nga shërbime të vendeve partnere. Unë i kam denoncuar ato publikisht.

Tani rezulton se pronar kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili në fakt ka për ortak një kompani që thuhet se është po e tij. Pra, në dokumente ai figuron ortak me 43 përqind, por duke pasur parasysh se kompania tjetër italiane, thuhet se është po e tij, ai shkon në 80 përqind aksioner i kompanisë së Erion Veliajt.

Italiani që u hetua këtu, Gabriele, u arrestua, u dënua dy vite duke i thënë se dënohesh pa faj. Ajo që është kulmore është se Gabrielit i bënë një espulso, 5 vite nuk ka të drejtë të futet në Shqipëri. Se Gabrieli është dëshmitari i të gjithë aktivitetit të mafies së tmerrshme Rama-Veliaj-Preseci.

Gabriele di çdo gjë, siç din shoferi i tij, Miliad Lopa. Miliadi në fakt është konfident i Brunos. Miliadi është një qytetar shqiptar që udhëton disa herë në muaj në Teheran. Miliadi është fluent në farsi dhe është inxhinier elektronik. Por, ka bërë shoferin e Gabrieles.

Mafia funksionon si organizatë me rregulla shumë të veçanta. Miliadi me Ersin kishin një shtëpi bari gjigante dhe janë të gjithë dokumentet për këtë, për shtëpinë e barit. Të gjitha këto u mbyllën duke përzënë Gabrielen nga Shqipëria. Por Gabrieli di shumë.

Inceneratori i çmontuar në Konstancë dhe i sjellë në Shqipëri, njëlloj si i Elbasanit, që tani është hekurishte dhe nuk punon më, hapën tender për 4 milionë sërish. Tani del që këtë tjetrin e fshehin për shkak të Gabrieles. Nuk tregojnë se ku është.

Pra, Erion Veliaj merr në kundërshtim flagrant me kontratën, me 29 euro një ton pleh, taton qytetarët e Tiranës, në një kohë kur kjo tarifë është për djegien e tyre. Paratë i ndan me Bruno Presecin dhe iranianët.

Ekzistojnë dyshime shumë të forta se Erion Veliaj, Miliad Lopa dhe Bruno Preseci riciklojnë paratë e Pasdaran dhe kompanisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Pasi Ali Aliabadi është një ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe tani sipërmarrës i madh në Iran, që e ka të gjithë partneritetin me qeverinë. Hetimi ndërkombëtar i kësaj afere është një domosdoshmëri jo vetëm pse kemi të bëjmë me falangat mafioze të Shqipërisë, por edhe të dy kontinenteve.

Erion Veliaj duhet të bëjë publike lidhjet e tij, të denoncuara nga unë, me Iranin, lidhe shumë obskure që konkretizohen qartë në lidhjen me inceneratorin e Tiranës. Kam shumë të dhëna, por natyrisht duhet të jetë objekt i një hetimi serioz.

Mafia e djegësve, mafia e plehrave gjithmonë dihet se është kryesore si mafie. Këtu në Tiranë implikon direkt kryeministrin, kryetarin e bashkisë, sekretarin e përgjithshëm dhe një rrjet të tërë zyrtarësh.”

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Gazment Bardhi shkresë KQZ: Ndaloni rikandidimin në zgjedhje të kryebashkiakut të Mallakastrës, është dënuar nga Gjykata e Posaçme

Gazment Bardhi shkresë KQZ: Ndaloni rikandidimin në zgjedhje të kryebashkiakut të Mallakastrës, është dënuar nga Gjykata e Posaçme

Rritja nuk kursen as Presidentin e Republikës, ja sa do të jetë paga e re e Bajram Begaj

Rritja nuk kursen as Presidentin e Republikës, ja sa do të jetë paga e re e Bajram Begaj

Informacion mbi tregjet dhe çmimet, Rama prezanton Portalin e Fermerit: Ata që hedhin mollët janë të painformuar

Informacion mbi tregjet dhe çmimet, Rama prezanton Portalin e Fermerit: Ata që hedhin mollët janë të painformuar







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com