Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë fjalën në gjyqin që po mbahet në Hagë kundër krerëve të UÇK-së. Në ditën e dytë përballë Gjykatës Speciales, Thaçi shprehu keqardhje për të gjitha viktimat gjatë konfliktit më 1998-99.
“Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lifte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike”, tha Thaçi.
Ashtu sikurse ditën e nisjes së gjyqit ditën e hënë, edhe këtë të martë Thaçi theksoi se është i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave dhe se është i gatshëm të përballet me to, për familjen dhe kombin e tij.
“Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Por, jam gati të përballen me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen time, popullin tim”, tha Thaçi.
Ky është një “rrugëtim drejt të vërtetës dhe drejtësisë”, nënvizoi ish-presidenti kosovar.