Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

BE e gatshme të punojë me presidentin e ri të Malit të Zi

3 vjet ago
in Rajoni
BE e gatshme të punojë me presidentin e ri të Malit të Zi

Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmëri për të punuar me presidentin e ri të zgjedhur të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, duke shprehur bindjen se ky shtet do të mbetet i përkushtuar për rrugën evropiane.

Në të njëjtën kohë, Brukseli ka bërë ftesë për stabilitet politik në këtë shtet në mënyrë që të përshpejtohet procesi i reformave dhe të arrihet përparim në negociatat e anëtarësimit.

Kështu tha sot në Bruksel zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur u pyet rezultatin e zgjedhjeve në Podgoricë.

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, ka fituar rreth 60 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, ka marrë rreth 40 për qind, treguan rezultatet preliminare.

“BE-ja do t’i jap vlerësimet e veta zyrtare pasi të bëhet publik raporti i Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve”, tha Stano

“Në përgjithësi presim të bashkëpunojmë me presidentin e ri dhe me të gjithë partnerët politik në Podgoricë për t’i ndihmuar Malit të Zi të mbetet fuqishëm në rrugën e integrimeve evropiane… prioriteti duhet të jetë sundimi i ligjit dhe vazhdimi i reformave në drejtësi, ashtu siç është kërkuar nga raportet përkatëse të Komisionit Evropian”, tha ai.

Analistët thonë se është ende e paqartë nëse Millatoviq dhe partia e tij në rritje “Evropa tani” do të vazhdojnë t’i ndjekin politikat pro Bashkimit Evropian.

Ata paralajmërojnë se marka e populizmit e kësaj partie mund të shkaktojë lëkundje përballë çështjeve të vështira me të cilat përballet një nga demokracitë më të reja të kontinentit, përfshirë këtu: ndarjet politike mbi identitetin serb dhe malazez, marrëdhëniet me Beogradin dhe Kishën Ortodokse Serbe, si dhe ndikimin rus në rajon./rel/

TË LIDHURA

Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet për disa orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet për disa orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë

09:01 | 02/12/2025
Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro
Rajoni

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro

22:35 | 25/11/2025
Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it
Rajoni

Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

13:37 | 25/11/2025
Next Post
Alarmoi policinë duke vendosur GPS në dy makina në Pogradec, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Alarmoi policinë duke vendosur GPS në dy makina në Pogradec, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Shpërthimi i makinës me eksploziv në Shkozet, kush është Aldi Mustafa, lidhja me bandat, miqësia me ‘Rrumin’ dhe vrasja me pagesë

Shpërthimi i makinës me eksploziv në Shkozet, kush është Aldi Mustafa, lidhja me bandat, miqësia me ‘Rrumin’ dhe vrasja me pagesë

“Po flisnin në telefon kur papritur”, detaje nga aksidenti tragjik i çiftit në Librazhd

“Po flisnin në telefon kur papritur”, detaje nga aksidenti tragjik i çiftit në Librazhd







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut/ Kolegji shtyn mbledhjen për javën tjetër
Aktualitet

Balluku ankimon në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, kërkon shfuqizimin e masave të GJKKO

by mirseda
10:29 | 02/12/2025
0

Belinda Balluku ankimon në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme. Ish-zëvëndëskryeministrja kërkon shfuqizimin e masave të GJKKO...

Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor të 11 majit, KQZ hap 210 kuti votimi për verifikim

Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor të 11 majit, KQZ hap 210 kuti votimi për verifikim

10:27 | 02/12/2025
LAJM I FUNDIT/ Veliaj në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe

LAJM I FUNDIT/ Veliaj në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe

10:19 | 02/12/2025
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme

10:12 | 02/12/2025
Kryebashkiaku në sallën e gjyqit: Jam thirrur për t’u mbrojtur jo për t’u poshtëruar. Ky kafaz …

Kryebashkiaku në sallën e gjyqit: Jam thirrur për t’u mbrojtur jo për t’u poshtëruar. Ky kafaz …

10:08 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com