Analisti Kreshnik Spahiu ka ‘zbërthyer’ deklaratën e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me akuzat ndaj deptuetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi për financime nga kompani ruse.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Rama përmendi dy standarde, duke iu referuar çështjet se ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Sipas Spahiut, Rama i kërkon Prokurorisë së Posaçme (SPAK), që të hetojë Kryemadhin, ashtu siç po b%n aktualisht me Ahmetajn.
“Që të kritikosh Berishën, Metën, Kryemadhin është shumë e thjeshtë politikisht, por që t’i vendosësh akuzë penale, duhet të jesh i bindur dhe të kesh prova të mjaftueshme. Unë nuk mund të them asgjë për disa akuza penale që i bëhen zonjës Kryemadhi, kur personalisht nuk i kam parë ato prova. Ajo çfarë do të komentoja unë për deklaratën e kryeministrit, është që kryeministri, jo rastësisht thotë dy standarde. Pse thotë dy standarde?
Në deklaratën e tij shprehet për hetim ndaj Kryemadhit, por nuk e thotë se kush është standardi tjetër. Unë mendoj që zoti Rama është duke iu referuar çështjes së zotit Ahmetaj. Këtu, ai i referohet që ka dystrandarde. Për zotin Ahmetaj, është hapur procedimi penal mbi akuzat që janë publikuar nga disa media në Shqipëri. Tani, ai pretendon, kur për ish zv.kryeministrin socialist, hapët hetim dhe i kontrolluat banesat për 3 lajme që u dhanë në mediat shqiptare, pse për Kryemadhin, kur jepet ngamediat ndëkombëtare, prokuroria nuk ka të njëjtin standard si me Arben Ahmetajn”, theksoi ai.