Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se vendimi i Ramës për të rritur pagën mesatare në 900 euro mund të lidhet me rezultate negative të sondazheve të brendshme në PS.
Sipas tij, synimi i Ramës për të marrë një mandat të katërt apo të pestë justifikon çdo vendim të kryeministrit.
“Mos ndoshta nuk i dalin sondazhet mirë, se këta kanë sondazhet e tyre të brendshme. Të kuptojmë pse po e bën ky njëri këtë. Në Francë kur ai e rrit pak karburantin u ngritën të gjithë dhe Macron e anuloi, tani po digjet gjithë qyteti dhe ai s’e ndryshon se do iki. Rama do të zgjidhet, Rama mund të jepte edhe 2 mijë euro”, tha Çani.