Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, Blendi Klosi reagoi në një intervistë televizive sa i takon dorëheqjes së kreut të PS-së në Rubik, Pal Tushaj.
Ai tha se njësoj si në gjithë Shqipërinë ka pasur një garë të brendshme edhe në Rubik, referuar këtu deklaratës së Tushaj i cili tha se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij ishte rikandidimi i Ndrec Dedës.
“Ndodh gjithmonë kur ka gara, njerëzit bëhen pak euforik, bëhen pjesë e garave të caktuara, bëhen pjesë e tifozllikut të caktuar, por që janë momente që kalojnë. Partia Socialiste është një parti e madhe sepse arrin të rigjenerojë figura të reja dhe personazhe që marrin mbështetjen e socialistëve.
Shpresoj që Pali të qetësohet dhe të bëhet pjesë e fushatës elektorale të kandidatit të Partisë Socialiste në bashkinë e Mirditës, e cila është nga ato qarqe ku Partia Socialiste garon fort për t’i marrë të treja bashkitë, qoftë në Lezhë, qoftë në Mirditë e qoftë në Laç, por që padyshim ka garë dhe problematika të caktuara,” – u shpreh Klosi.