Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj tha se kandidatët e ‘Foltores’ e kishin sipas tij derën e hapur të kandidonin në 14 maj nën siglën e PD zyrtare që njohu KQZ, por theksoi se janë penguar me forma të ndryshme ta bëjnë këtë.
“Vazhdoj ti mbetem mendimit dhe qëndrimit se duhet te kishim 61 përfaqesues në bashkite për zgjedhjet lokale. Por sterzgjatja e procesit gjyqësor per PD, vendimi I KQZ dhe çuarja në limite kohore na kushtëzoi në këtë proces. Pertej faktit qe deri ne momentin e fundit, dora jone ka qene e shtrire për ata kandidate te foltores qe kane dashur dhe janë penguar ne forma te ndryshme te kandidojnë në siglën e PD.
Është e qartë për ju të gjithë se një pjesë e deputetëve dhe kryesisë kanë qenë të ndarë lidhur me vendimin tu prezantuar me kandidate ne zgjedhje. Kjo është e bukura dhe e veçanta e rrallë e një force polititke në Shqiperi. Diskutimet ne forume dhe respektimi i vendimit te shumicës. Uroj të jemi shembull për çdo formacion politik qe organizon votime ku rezultati dihet para se të nisë procesi apo preferenca kryetarësh që shiten si proces përzgjedhjeje. Jam po kaq i sigurt se në rast se Kryesia do të kishte votuar kunder këtij propozimi do ta kisha respektuar”-tha Alibeaj.