Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nata e Thikave të Gjata: Hitleri eliminoi kundërshtarët në parti me një goditje

4 vjet ago
in Kryesore
Pse aleatët menduan se Adolf Hitleri u arratis në Argjentinë

Natën e 30 qershorit 1934, Adolf Hitleri drejtoi operacionin blic që hyri në histori si “Nata e Thikave të Gjata”. Një operacion shumë i përgjakshëm kundër kundërshtarëve të brendshëm të partisë naziste. Vite më parë, Fyhrer kishte dërguar tashmë një sinjal të errët:“Ngjarjet e mëdha historike shoqërohen gjithmonë me veprime të mjerueshme.”

Atë natë Fyheri zhduku çdo pengesë për konfirmimin e pushtetit të tij absolut. Edhe sot, “Nata e Thikave të Gjata”, kujtohet si një operacion “i vogël” që e tmerron botën e civilizuar. Por ai ka gjithsesi aromën e veprimit politik të shkathët dhe të kujdesshëm, që mund të inskenohet vetëm nga një mendje e ligë.

Protagonistët e asaj ngjarje janë Hitleri dhe gjenerali i SA (Njësitë Sulmuese) Ernst Rom.

Të dy u takuan për herë të parë në Mynih pak muaj pasi kishte mbaruar Lufta e Parë Botërore. Pas Luftës së Madhe, Gjermania u mund. Kishte shumë ushtarakë  që ndiheshin të lënë pas dore me ëndrrat për lavdi që u ishin shkatërruar.

Hitleri, ish-kaporal austriak me një elokuencë të jashtëzakonshme, merr shtetësinë gjermane. Nga ana tjetër, Rom, vë me krenari në dukje plagët e tij të marra në luftë. Rom që i përçmonte gjithnjë komunistët anëtarësohet me Partinë e Punëtorëve Gjermanë, një grup politik i ekstremit të djathtë.

Këtu nisin të krijohen njësitë paramilitare. Këto trupa ushtarake por edhe vullnetarë, angazhohen për të parandaluar shpërthimin e një revolucioni komunist në Gjermani. Rom merr pjesë aktivisht në sulmet e organizuara nga këto trupa. Nga ana tjetër, ai është një njeri i farkëtuar në llogoret e luftës.

Nga ana tjetër, Adolf Hitleri bëri një jetë të vështirë në vitet e para të pas luftës. Por tek ai maturohet  një urrejtje e pamëshirshme ndaj të majtëve, hebrenjve dhe industrialistëve të mëdhenj, që sipas tij e kishin shkatërruar Gjermaninë.

Gjenerali Rom e pëlqen që në fillim Hitlerin. Harmonia midis të dyve është e menjëhershme. Fyhreri përfitoi nga miqësia me Rom, duke nisur ngjitjen e tij të shpejtë në hierarkinë e Partisë Nacional Socialiste. Hitleri merr kontrollin e partisë në bastionin e saj bavarez.

Ai dëshiron të përmbysë rendin demokratik, dhe koha është në favor  të tij. Udhëheqësi nazist nuk dëshiron të ndalet, ai synon afirmimin absolut të rolit të tij në parti dhe mbarë Gjermaninë. Në nëntorin e vitit 1923, ai tentoi të ashtuquajturin “Puçi i Mynihut”:Një grusht shteti kundër qeverisë rajonale bavareze.

Por dështoi keqazi, dhe që nga ajo ditë e ndryshoi strategjinë e tij. E vetmja mënyrë për të hyrë në botën e udhëheqësve më të rëndësishëm të Gjermanisë është të mësohet se si të lëvizet nëpër institucione në kërkim të aleancave. Hitleri duhej të fitonte konsensusin e shoqërisë gjermane.

Balancat e brendshme në parti nisën të lëkunden. Midis Rom dhe Hitlerit nisën tensionet dhe pakënaqësia. Hitleri pretendonte kontrollin e plotë të partisë, dhe kërkonte një “revolucion ligjor” për të ndaluar të gjitha format e demokracisë. Nga ana tjetër, Rom ishte haptazi kundër dëshirave të Fyhrerit.

Por ajo që i ndante më shumë dy nazistët ishte roli i SA:për Hitlerin milicia duhej të ishte në shërbim të partisë. Por Rom mendonte se ajo duhej të ishte plotësisht autonome. Konflikti ishte shumë i ashpër, dhe në vitin 1925 gjenerali dha dorëheqjen dhe u largua për disa kohë nga Gjermania.

Hitleri dëshironte ta vinte SA në gatishmëri të synimeve të tij. Megjithatë ai nuk e dinte se ushtarët e njësive sulmuese ishin të trajnuara shumë mirë, por nga ana tjetër ishin rezistentë ndaj çdo lloj disipline. Në vitin 1930, ato i vunë zjarrin selisë qendrore të partisë.

Në ato kushte Hitleri u detyrua të thërrasë Rom, dhe t’i ofrojë atij kreu e shtabit të përgjithshëm. Më 30 janar 1933, Fyhreri u zgjodh kancelar i vendit. Por kjo nuk mjaftoi. Pas disa muajsh ai arriti të marrë kompetencat e plota për të votuar dhe nxjerrë jashtë ligjit të gjitha partitë e majta dhe sindikatat.

Ai vendosi ndëshkimin e ashpër të çdo forme të kundërshtimit të nazizmit. Jo vetëm kaq, por shumë shpejt Hitleri paraqit në parlament një ligj që e njeh Partinë Naziste si partinë e vetme në vend. Hitleri ishte i vetëm dhe nuk kishte më kundërshtarë.

I pamëshirshëm dhe ambicioz, ai dominoi mbi të gjithë Gjermaninë. Por Rom nuk ishte dakord. Ai nuk e pranon Hitlerin si udhëheqësin e vetëm dhe të padiskutueshëm të Gjermanisë. Gjenerali së bashku me trupën e SA, i sfiduan udhëheqësit tradicionalë dhe bënë thirrje për një valë të dytë revolucionare.

Udhëheqësi nazist e dinte shumë mirë që SA ishte si një gjemb në këmbë. Ndaj ai nuk dëshironte të humbiste më kohë. Me besnikët e tij vendosi të marrë masa drastike kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Ai shoqëroi veprimet e tij politike me një propagandë të fortë naziste.

I sigurt për pëlqimin e heshtur të gjermanëve, të ushtrisë dhe mbështetjes së kryeqytetasve, Fyhrerit i duhet të eleminojë kërcënimin e Rom dhe ndjekësve të tij. Mbrëmjen e 30 qershorit 1934, Hitleri dhe njerëzit e SS sulmuan hotelin Hanselbauer në Bavari.

Udhëheqësi nazist ngjiti me shpejtësi shkallët dhe mbërriti në dhomën e gjeneralit Rom.

Ai hapi derën dhe bërtiti:“Dilni jashtë! Unë ju arrestoj për tradhti të lartë!”. Njerëzit e Hitlerit arrestuan dhe vranë anëtarët e stafit të SA. Nata e Thikave të Gjata:Një kasaphanë 3-ditore, që nga Bavaria u shtri në Berlin dhe në qytete të tjera në Gjermanisë.

burimi: https://www.periodicodaily.com/il-fuhrer-contro-tutti-la-notte-dei-lunghi-coltelli

Përshtatur për Tirana Today

Tags: fyhreriHitlernaziste

TË LIDHURA

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët
Aktualitet

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025
Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë
Aktualitet

Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë

19:31 | 13/06/2025
Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit
Aktualitet

Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit

19:29 | 13/06/2025
Next Post
Duhet dalë nga letargjia e koronës

Rruspa dhe bikini

Sot, dita e fundit e të nxehtit afrikan

Budallallëku është demokratik

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com