Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të pashpresë!

8 vjet ago
in Editorial - Opinione
Të pashpresë!

Ylli Manjani*

Të gjithë po ikin! Me fëmijë e katandi. Po ikin… ku? Kudo, vetëm jo këtu! Ikin…

Urrejtje për vendin? Ndoshta! E sigurt është që, politika, ajo që drejton vendin nuk bën! Ka vetëm sherr e shamatë! Fjalë të mëdha e punë hiç!

Kriminelë e idiotë që fryjnë gushat e majme, duke mërmëritur në emër të popullit, që me demek i ka zgjedhur! Pika zgjedhjeve!

Nuk merren vesh me njëri-tjetrin?! S’e besoj! Vjellin vrer aq sa i përçajnë njerëzit. Pastaj pajtohen, por njerëzit mbeten të ndarë!

Integrimi në BE? Fjalë pa kuptim! As vetë BE nuk e di përkufizimin e integrimit! Anëtarësimi është fjala e duhur! Por, shqiptarët po ikin të “anëtarësohen” më shpejt se shteti i tyre! Për t’u integruar andej, s’bëhet fjalë! Mendjen e kanë prapë këtu!

Lajme, vetëm lajme! Punë jo e jo. Por, as kulturë e art! Show me shalë jashtë dhe debate me fjalë fyese (jo detyrimisht të pista)! “Ta tregoj unë kush je ti”! Asnjë debat mbi idenë, vetëm për personin që hedh idenë! Pisllëk!

Njerëz që s’ta merr mendja, duan të ikin! Të lajnë pjata diku në perëndim. Vetëm këtu të mos rrinë më! Krizë jo zgjedhore, as besimi! Nuk ka shpresë!

Hashashi nuk bëri fajde! Nuk i qetësoi njerëzit, përkundrazi i ngatërroi më keq. Tani edhe po i vret me njëri-tjetrin! Pritej deri diku, por jo kaq keq!

E ka fajin Republika?! Jooooo! Ç’faj ka Republika, nëse republikanët (jo PR) sillen si monarkë? Bëje si të duash Republikën, monarkët do sillen si dinë! Kushtetuta është dokument pa vlerë, në këto kushte!

“Nuk është demokraci, por hipokrizi” – thotë Prof. Artan Fuga. Ka të drejtë! Ikja nga hipokrizia, është forma më e dukshme e protestës së shqiptarëve!

Shqipëria nuk braktiset nga varfëria sa ç’braktiset nga hipokrizia! Ka shumë që janë gati të pajtohen edhe me Autokracinë, mjafton të jetë e sinqertë! Kulmi, ku po katandisemi!

Puna konkurrohet denjësisht nga vjedhja! Nuk bën hajër me punë, jo! Vidh më mirë! Ose, ik! Sikterisu…

Po vendin kujt t’ia lëmë? Edhe kalamajtë po i edukojmë të ikin! Po vijnë kinezë! Dikush thotë se po vijnë edhe rusë!

Ndaj të bëjmë Vettingun, që të tremben rusët dhe kinezët! Kështu i bie, se shqiptarët ikën!

Ikën dhe po e lënë vendin Bosh…

*Postim i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, në profilin e tij në Facebook. Titulli është i redaksisë

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
Peticion për drejtësi ndaj Haradinajt, nënshkruajnë 603 intelektualë të Kosovës

Peticion për drejtësi ndaj Haradinajt, nënshkruajnë 603 intelektualë të Kosovës

“Shqipëria e Madhe”, Vuçiç: Cenon paqen në rajon

"Shqipëria e Madhe", Vuçiç: Cenon paqen në rajon

Dyfishohen turistët, 115 mijë të huaj vizituan Shqipërinë në 3 muaj

Dyfishohen turistët, 115 mijë të huaj vizituan Shqipërinë në 3 muaj

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com