Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Poezia që ndryshoi domethënien e Statujës së Lirisë në Nju Jork

9 vjet ago
in Kultura
Poezia që ndryshoi domethënien e Statujës së Lirisë në Nju Jork

Kur u inaugurua Statuja e Lirisë në Nju Jork, më 28 tetor të vitit 1886, fjalimet ceremoniale nuk kishin asgjë të përbashkët me emigrantët që shkonin në Amerikë. Skulptori, i cili krijoi statujën e madhe, francezi Fredric-Auguste Barthold, nuk synoi që me statujën të evokonte idenë e emigracionit.

Në një farë kuptimi, ai e pa realizimin e saj si diçka gati të kundërt: një simbol i lirisë që përhapet kudo nga Amerika. Pra, si dhe pse statuja u bë një ikonë e emigracionit? Në fakt, Statuja e Lirisë u shndërrua në një simbol të emigracionit, për shkak të një poezie të shkruar për nder të veprës gjigante, “Kolosi i Ri”, një sonet nga Emma Lazarus.

Ajo në përgjithësi u la në harresë jo shumë kohë pasi qe shkruar. Megjithatë, me kalimin e kohës ndjenjat e shprehura me fjalë nga Emma Lazarus, dhe figura masive prej bakri e Barthold, do të bëheshin të pandashme në mendjen e publikut.

Poeteshës Lazarus iu kërkua të shkruante një poemë

 

Përpara se Statuja e Lirisë të kishte përfunduar dhe dërgohej në Shtetet e Bashkuara, u organizua një fushatë për mbledhje fondesh për ndërtimin e piedestalit në Bedloe’s Island nga ana e botuesit të medias, Joseph Pulitzer. Donacionet po mblidheshin me ritme shumë të ngadalta, dhe në fillim të viteve 1880 u duk se statuja s’do të mund të vendosej kurrë në Nju Jork. Madje, pati zëra se ajo mund të zhvendosej në ndonjë qytet tjetër, ndoshta në Boston.

Një nga aktivitetet për mbledhjen e fondeve, ishte një shfaqje artistike. Dhe poeteshës Emma Lazarus, e cila qe gjerësisht e respektuar në komunitetin artistik të Nju Jorkut, iu kërkua të shkruajë një poezi që mund të nxirrej në ankand për të mbledhur fonde për ndërtimin e piedestalit.

Lazarus kishte lindur në atë qytet, e bija e një familje të pasur çifute, me disa breza në rradhë që banonin në Nju Jork. Megjithatë, ajo kishte filluar të shqetësohej mjaft mbi gjendjen e hebrenjve të persekutuar në programet e Rusisë. Lazarus ishte e përfshirë me organizatat që ofronin ndihmë për refugjatët hebrenj, të cilët shkonin në Amerikë, dhe do t’i ndihmonte ata të fillonin një jetë të re në këtë vend.

Ajo ishte bërë e njohur për vizitat në Ward’s Island, ku qenë vendosur refugjatët hebrenj të sapoardhur nga Rusia. Shkrimtarja Constance Cary Harriso i kërkoi Lazarus-it, asokohe 34-vjeçe, të shkruante një poezi për të ndihmuar në mbledhjen e parave të nevojshme për piedestalin e Statujës së Lirisë. Në fillim, Lazarus tha se nuk ishte e interesuar të shkruante diçka me porosi.

Emma Lazarus i bëri thirrje ndërgjegjes së saj sociale

Harrison kujton më vonë se e inkurajoi Lazarus-in të ndryshonte mendje duke i thënë: “Mendoni për këtë perëndeshë që qëndron mbi piedestalin e saj atje tej në gji dhe duke mbajtur pishtarin e saj para këtyre refugjatëve rusë, të cilët ju keni kaq dëshirë t’i vizitoni në Ward’s Island”. Lazarus u rimendua dhe e shkroi sonetin “Kolosi i Ri”.  Hyrja e poezisë i referohet Kolosit të Rodosit, një statujë e lashtë greke. Më pas ajo i referohet statujës, e cila “do të” qëndrojë si një “grua e fuqishme me një pishtar” dhe si “Nëna e të Dëbuarve”. Vargjet më domethënëse janë: 

Më jepni njerëzit tuaj të lodhur e të pikëlluar,

Turmat tuaja, që mezi presin të marrin frymë lirisht,

Mbjetjet mjerane të brigjeve tuaja pjellore,

Më dërgoni ata që nuk kanë më shtëpi,

Ata që janë tronditur nga stuhia.

Dhe unë do të afroj llambën time pranë portës së artë!

Kështu, në mendjen e Lazarus, statuja nuk ishte simbolikë e lirisë që rrjedh nëpër botë nga Amerika, sikurse kishte parashikuar Bartholdi, por një simbol i Amerikës si strehë, kur të gjithë të shtypurit mund të vijnë për të jetuar në liri. Padyshim, Emma Lazarus qe duke menduar për refugjatët hebrenj nga Rusia, për të cilët ajo kishte dalë vullnetare për t’i ndihmuar në Ward’s island. Dhe ajo me siguri e kuptoi se nëse do të kishte lindur diku tjetër, do të përballej edhe vetë me shumë gjasa me shtypjen dhe vuajtjet.

Poezia “Kolosi i Ri” në thelb u harrua

Në 3 dhjetor 1883, u mbajt një pritje në Akademinë e Dizajnit në Nju Jork për të shitur në ankand një mori shkrimesh dhe veprash arti, me qëllim mbledhjen e fondeve për piedestalin e statujës. Mëngjesin që pasoi, “New York Times” raportoi se një turmë njerëzish, duke përfshirë JP Morgan, bankierin e famshëm, dëgjuan leximin e poezisë “Kolosi i Ri” nga Emma Lazarus.

Ankandi nuk arriti të mbledhë aq shumë para sa kishin shpresuar organizatorët. Dhe poezia e shkruar nga Lazarus u duk se ishte harruar. Shkrimtarja vdiq tragjikisht nga kanceri, në moshën 38-vjeçare, më pak se 4 vjet pas shkrimit të poezisë. Një nekrologji e botuar në “New York Times” e vlerësonte veprën e saj, duke e quajtur “një poeteshë amerikane me një talent të pazakontë”, por nuk përmendte “Kolosin e Ri”.

Poezia u ringjall nga një mikeshë e Lazarus

Në maj të vitit 1903, një mikeshë e Emma Lazarus, Georgina Schuyler, ia doli të sigurojë një pllakë bronzi që përmbante tekstin e “Kolosit të Ri”, të instaluar në murin e brendshëm të piedestalit të Statujës së Lirisë. Deri në atë kohë, statuja ndodhej buzë portit prej gati 17 vjetësh, dhe miliona emigrantë kishin kaluar nëpërmjet saj. Dhe për ata që largoheshin nga represioni në Evropë, Statuja e Lirisë duket sikur mbante një pishtar të mikëpritjes. Gjatë dekadave që pasuan, sidomos në vitet 1920, kur Shtetet e Bashkuara filluan të kufizojnë emigracionin, fjalët e Emma Lazarus-it morën një kuptim më të thellë. Dhe sa herë që ka debate mbi mbylljen e kufijve të Amerikës, citohen gjithmonë për kundërshtim vargje të ndryshme nga “Kolosi i Ri”. Statuja e Lirisë, edhe pse nuk u konceptua si një simbol i emigracionit, është tashmë e lidhur përherë në mendjen e publikut me emigrantët që shkojnë në SHBA, falë edhe fjalëve të Emma Lazarus-it.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

 

TË LIDHURA

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës
Kultura

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

09:33 | 09/02/2026
Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan
Aktualitet

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

09:41 | 06/02/2026
“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë
Aktualitet

“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

09:14 | 05/02/2026
Next Post
Ahmetaj: Opozita kërkon të provokojë trazira në Kavajë dhe në gjithë vendin

Ahmetaj: Opozita kërkon të provokojë trazira në Kavajë dhe në gjithë vendin

Barcelona nën presion, kërkon 3 pikët ndaj Sociedatit

Barcelona nën presion, kërkon 3 pikët ndaj Sociedatit

Dëmtohet Dybala, mungon ndaj Barcelonës

Dëmtohet Dybala, mungon ndaj Barcelonës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik
Aktualitet

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

by mirseda
11:29 | 10/02/2026
0

Tiranë, 10 shkurt 2026 – Sot shënohet fiks 1 vit nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

11:27 | 10/02/2026
Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

11:25 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

11:05 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com