Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Dueli që çoi në vdekjen e Aleksandër Pushkinit

9 vjet ago
in Kultura
Dueli që çoi në vdekjen e Aleksandër Pushkinit

Aleksandër Pushkin është me siguri poeti më i dashur rus në vendin amë dhe jo vetëm, por ishte, ndërkohë, një person nevrik ose të paktën i ndjeshëm, sikurse dëshmohet nga shumë duele në të cilat ai mori pjesë, duke përfshirë edhe atë të fundit që çoi në vdekjen e tij, në 10 shkurt të vitit 1837. Dhe, pikërisht, për këtë të fundit, po ju sjellim disa detaje të cilat mund të mos i dinit.

  1. Sfida e dytë

Pushkini ishte një njeri impulsiv dhe u përfshi në shumë shumë sfida. Në fakt, dueli që i kushtoi jetën ishte i dyti lëshuar ndaj Georges d’Anthes, një zyrtar francez i Gardës ruse. Hera e parë ndodhi në nëntor 1836, kur i ra në dorë një poemë satirike anonime me titull “Çertifikata e një brinari”, e cila përmbante një aluzion të qartë për pabesinë e gruas së tij, Natalia Goncharova.

Në Shën Petersburg flitej se Car Nikolla kishte një dobësi për Goncharova-n, por, sigurisht që Pushkini s’mund të sfidonte autoritetin më suprem rus, dhe për këtë arsye zgjodhi opsionin e dytë të mundshëm sipas tij: d’Anthes-in. Megjithatë, francezi bëri një propozim martese ndaj Ekaterina Gončarova-s, motra e bashkëshortes së Pushkinit, prandaj u detyrua të anulojë duelin.

Gjithsesi, pas martesës, filluan të qarkullojnë sërish zëra dhe poeti i ri, duke menduar se çdo gjë e kish burimin te Baron Van Heeckeren, ambasadori holandez në Rusi dhe babai birësues i d’Anthes, i shkroi atij një letër shumë të ashpër. Komentet aspak elegante të Pushkinit ndaj ambasadorit dhe djalit të tij adoptiv, bënë që Heeckeren të njoftonte se dueli fillestar ishte ende i vlefshëm.

  1. Distancë e afërt

Dueli u zhvillua në Cërnaja Recka, në periferi të Shën Petersburgut dhe pati kushte shumë të ashpra. Në vendet e tjera evropiane, duelistët i qëllonin njëri-tjetrit në distanca prej 25-30 hapash, por në këtë rast distanca u vendos në vetëm 10 hapa. D’Anthes qëlloi i pari, dhe e plagosi Pushkinin rëndë në stomak. Ky i fundit ra përtokë, por ishte ende në gjendje të qëllonte, duke prekur dorën e djathtë të d’Anthes. Poeti vdiq dy ditë më vonë.

  1. Reagimi i perandorit

Duelet në Rusi qenë të ndaluara që nga koha e Pjetrit të Madh, ndaj dhe ai i Pushkinit u zhvillua në një vend të fshehtë. Dënimi për pjesëmarrje në një duel ishte shumë i ashpër, nganjëherë deri edhe me vdekje. Ndërsa ishte duke vdekur, Pushkini kërkoi që Nikolla të falte ndihmësin e tij, Konstantin Danzan, falë ndërhyrjes së mjekut të Carit. Megjithatë, Danzan u burgos për dy muaj.

Nikolla u përkujdes për familjen e poetit: pagoi borxhet e Pushkinit, urdhëroi që familjes t’i jepeshin 10.000 rubla, i arkordoi një pension gruas së ve dhe vajzave të saj, dhe i mori të bijtë e poetit në oborr si shoqërues. Cari i hoqi titullin ushtarak d’Anthes dhe e dëboi nga Rusia, së bashku me gruan e tij, kunatën e Pushkinit.

  1. Helena e Trojës ruse

Sipas disave, Natalia Goncharova ishte në një farë mënyre përgjegjëse për vdekjen e burrit të saj, përderisa nuk qe në gjendje apo nuk donte të ndalonte thashethemet që e përflisnin si dashnoren e d’Anthes. Poetja Anna Achmatova e quan atë “një bashkëpunëtore të Heeckeren-it në organizimin e duelit”, ndërsa Marina Cvetaeva shkroi: “Bukuri dhe asgjë tjetër, pa tru, pa shpirt, pa zemër, pa asnjë talent. Bukuri lakuriqe, që godet si një shpatë. Dhe ajo goditi”.

Pas Luftës së Dytë Botërore, dy nga letrat e d’Anthes, që datojnë në vitin 1836, u botuan në Paris. Në to, d’Anthes përshkruan pasionin e tij për “krijesën më të bukur të Shën Petersburgut”, duke shkruar se edhe ajo ndjente të njëjtën gjë. Gjithsesi, në letra është raportuar se ajo nuk u ndje asnjëherë e gatshme për t’u ndarë nga Pushkini.

  1. Pushkini duelist

Mendohet se Pushkini u përfshi në më shumë se 20 sfida dueli. Katër prej tyre u bënë duele të vërteta, ndërsa të tjerat u shmangën falë miqve të poetit. Pushkini ishte vetëm 17-vjeç kur lëshoi sfidën e tij të parë në duel. Mbeti i fyer, pasi xhaxhai i tij, Pavel Gannibal, i mori vajzën me të cilën ishte duke  vallëzuar në një ballo. Megjithatë, të dy bënë shpejt paqe dhe dueli nuk ndodhi. Pushkini njihej si një gjuajtës ekspert, por nuk qëllonte i pari në duele, dhe arriti të përgjakë vetëm njeherë rivalin e tij: në duel me d’Anthes.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

 

TË LIDHURA

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi
Kultura

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

11:31 | 25/02/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët

10:33 | 25/02/2026
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari
Aktualitet

Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari

10:24 | 25/02/2026
Next Post
Çfarë ka ndodhur më 12 prill?

Çfarë ka ndodhur më 12 prill?

Burki rrëfen momentin e shpërthimit: Ishim të shokuar, s’e dinim ç’po ndodhte

Burki rrëfen momentin e shpërthimit: Ishim të shokuar, s'e dinim ç'po ndodhte

KOSOVË/ Invalidët e luftës në grevë: Shteti po na injoron, kemi humbur gjymtyrët

KOSOVË/ Invalidët e luftës në grevë: Shteti po na injoron, kemi humbur gjymtyrët







JU REKOMANDOJMË

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

09:16 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 58-vjeçares në Berat
Aktualitet

Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 58-vjeçares në Berat

by mirseda
09:17 | 27/02/2026
0

Është nxjerrë trupi i pajetë i 58-vjeçares që dyshohet se u vetëmbyt në Lumin Osum mbrëmjen e...

Dosja e Erion Veliajt, hidhet shorti për trupën gjykuese

Dosja e Erion Veliajt, hidhet shorti për trupën gjykuese

09:08 | 27/02/2026
DW: SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për të vijuar me procedurat penale

DW: SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për të vijuar me procedurat penale

09:06 | 27/02/2026
I vodhi paratë 24-vjeçares dhe mori kredi në emër të saj/ Vihet në pranga 41-vjeçari në Krujë

I vodhi paratë 24-vjeçares dhe mori kredi në emër të saj/ Vihet në pranga 41-vjeçari në Krujë

09:04 | 27/02/2026
Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

23:01 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com