Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Frika që ka ngërthyer Aleksandër Vuçiç

8 vjet ago
in Bota
Frika që ka ngërthyer Aleksandër Vuçiç

Së pari, ai përhapi frikë tek ajo pjesë e popullit serb, e traumatizuar nga ndryshimet e 5 Tetorit të vitit 2000, sepse ka mbetur pa privilegjet nga koha e regjimit të Millosheviçit. Edhe Vuçiqi ka përjetuar këto trauma, ndaj vet emrin DOS (Demokratski Pokret – Lëvizja Demokratike, e cila e ka rrëzuar Millosheviçin nga pushteti me 5 tetor 2000) e përmend me përbuzje. Por, ky numër i personave të traumatizuar nga ajo kohë është shtuar si pasojë e tranzicionit në Serbi, e cila pas vrasjes së Gjingjiçit u dominua nga Koshtunica apo manekinët proevropianë në kohën e Tadiçit.

Sinteza e personave të traumatizuar nga të dy blloqet shpjegon suksesin e Vuçiçit. Kandidatët e tjerë Vuk Jeremiç, Preletaçeviç, Sheshel dhe Jankoviç nuk kanë ndonjë të përbashkët lidhur me traumat e kaluara. Ndërsa Vuçiçi garanton se traumat e së kaluarës nuk do të përsëriten. Ndonëse, aktualisht edhe nuk ka ndonjë mundësi që këto trauma të përsëriten, pasi ai mban pushtetin absolut.

Frika e dytë mbi të cilën Vuçiçi e projekton Serbinë është se mund të ndodhë ndonjë skenar si në Ukrainë apo Maqedoni. Vuçiçi ka krijuar një psikozë, se atë duan ta rrëzojnë nga pushteti demonët e ndryshëm, sipas ndonjë skenari të jashtëm. Në këtë mënyrë, shpjegohet edhe frika për spiunimet apo komplotet e huaja kundër Serbisë. Kryeministri grindet me “ambasadorë”, apo me “ata”, siç thotë. Kjo frikë mbillet tek personat që kundërshtojnë Perëndimin dhe “kaosin” që mund të shkaktohet. Ndërsa Vuçiçi e paraqet veten si luftëtar kundër kaosit dhe kuçedrave që duan të përpijnë Serbinë. Ai e paraqet veten si stabilizatorin suprem.

Frika e tretë është implementuar në ideologjinë e vet Vuçiçit e ajo është vetëmohimi i tij. Vuçiçi tërë kohën ankohet se ai është viktimë. Ai thotë se po lufton i vetëm kundër 10 të tjerëve, se po lufton i vetëm kundër të gjithëve… si një kauboj i vetmuar që kalëron dhe lufton kundër të gjithëve. Kjo paraqitje e tij heroike, është plotësisht e pakuptimtë. Vuçiçi është kandidat i koalicionit në pushtet, që në zgjedhjet e kaluara ka fituar rreth 60% të votave. Ndaj pohimet e tij se po lufton vetë kundër të gjithëve janë të pakuptimta. Por me rolin e viktimës mund të identifikohen shumë në Serbi, ndonëse shumëkush është viktimë pikërisht e ideologjisë neoliberale të Vuçiqit.

Vuçiçi prodhon mentalitetin e stresit, ndaj edhe kemi zgjedhje që po mbahen çdo dy vite. Në kushte normale, politikanë të tillë konsiderohen histerikë dhe egomanë. Për këtë arsye krijohen gjithmonë kushte të jashtëzakonshme, ku kundërshtarët shpallen armiq, ndërsa gazetarët kritikë shpallen gënjeshtarë. Vuçiçi paraqitet si shpëtimtar kundër shtrigave, gënjeshtarëve dhe armiqve.

Frika e katërt, me të cilën manipulon Vuçiçi, është frika për vendin e punës. Partia e tij kërkon nga njerëzit që të japin dëshmi se kanë votuar për kandidatin e tyre AV. Ndaj atyre që mendohen ushtrohet presion. Por pasi AV nuk mund t’i realizojë të gjitha vet, atë e ndihmojnë bashkëpunëtorët, sikur Ivica Daçiçi. Të dy politikanët i lidh e kaluara, sepse Daçiçi ka qenë edhe më afër epiqendrës së makinerisë së dhunshme të Millosheviçit, në kohën kur Vuçiçi ishte një çetnik-fillestar. Edhe Daçiçi ka kërcënuar me fjalët se “Serbia nuk duhet të lejojë që të fitojnë resat e DOS-it”. Pra të dy ata përdorin kërcënime të njëjta, sepse të dy kanë qenë viktimë e ndryshimeve demokratike në kohën e DOS-it, në vitin 2000. Me dallim që resa e dikurshme e Millosheviçit Ivica Daçiç, më pas u shndërrua në resë të Tadiçit.

Nëse Vuçiçi në ndonjë moment mendon se do ta ketë përgjithmonë mbështetjen e Daçiçit, gabon rëndë, sepse ai i ka mbijetuar disa sundues serb, të cilët kanë menduar se do të mbetet përjetësisht në pushtet. Por AV duhet ta dijë se manipulimi i përhershëm me frikën e njerëzve mund të prodhojë vetëm sundimin e frikës. E zakonisht me fund jo të mirë si për popullin, ashtu edhe për sunduesin./Deutsche Welle

TË LIDHURA

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?
Bota

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?

12:20 | 23/06/2025
Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë
Bota

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

10:16 | 23/06/2025
Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri
Bota

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

10:01 | 23/06/2025
Next Post
Sherr mes “kaubojsit” dhe ministrit të Jashtëm Bushati

Sherr mes "kaubojsit" dhe ministrit të Jashtëm Bushati

Çfarë fshihet pas dekretimit të Xhafajt nga Presidenti

Çfarë fshihet pas dekretimit të Xhafajt nga Presidenti

Prodhimi i fundit nga Sony do t’iu mahnisë

Prodhimi i fundit nga Sony do t’iu mahnisë

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Aksidenti shkakton konflikt mes shoferëve, qytetarët flasin për tentativë vr*sjeje
Aktualitet

Aksidenti shkakton konflikt mes shoferëve, qytetarët flasin për tentativë vr*sjeje

by mirseda
12:38 | 23/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë ketë mesditë. Një përplasje automjetesh...

Atentati ndaj Elton Javorit, Prokuroria e Fierit çon në gjykatë vëllezërit Gashi

Atentati ndaj Elton Javorit, Prokuroria e Fierit çon në gjykatë vëllezërit Gashi

12:35 | 23/06/2025
Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?

12:20 | 23/06/2025
Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

12:17 | 23/06/2025
Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

11:50 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com