Ish-kapiteni legjendar i madrilenëve do të rikthehet tek klubi ku kaloi karrierën e tij, tashmë jo si një lojtar, por si këshilltar presidencial, që në javën e parë të prillit.
Raul u largua në vitin 2010 nga mbretërit në drejtim të Shalke 04, pas 18 viteve tek Reali i Madridit.
Duket se Perez është akoma i dashuruar me ekipin Galaktit të vitit 2002, pasi çdo yll i atëhershëm po gjen vend në stafin e presidentit. Këtë verë zhvillohen zgjedhjet presidenciale.