Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

E paprecedentë, Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

16 orë ago
in Sport

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur masa të rënda disiplinore ndaj Shkëndijës së Tetovës pas finales së Kupës, duke e përjashtuar klubin nga edicioni i ardhshëm i këtij kompeticioni dhe duke i shqiptuar një gjobë totale prej 105 mijë eurosh.

Vendimi vjen pavarësisht sqarimeve të klubit tetovar, i cili kishte deklaruar se futbollistët nuk e kishin dëgjuar thirrjen për ceremoninë e ndarjes së medaljeve. Megjithatë, organet disiplinore të Federatës kanë vlerësuar se ka pasur shkelje serioze të rregulloreve.
Sipas vendimit, 15 mijë euro janë caktuar si ndëshkim për përdorimin e mjeteve piroteknike në tribunë. Një tjetër gjobë prej 10 mijë eurosh lidhet me koret dhe sloganet e konsideruara të papërshtatshme nga organizatorët.

Ndërkohë, një baner me përmbajtje që autoritetet e futbollit e kanë cilësuar si naziste ka sjellë një sanksion shtesë prej 20 mijë eurosh.
Pjesa më e rëndë e dënimit lidhet me mospranimin e medaljeve pas ndeshjes. Për këtë arsye, Shkëndija është gjobitur me 30 mijë euro dhe është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kupën e sezonit të ardhshëm, pasi është vlerësuar se nuk janë respektuar zyrtarët e ndeshjes dhe ekipi kundërshtar.
Gjithashtu, klubi është ndëshkuar me 30 mijë euro të tjera dhe katër ndeshje pa praninë e tifozëve, për shkak të incidenteve që lidhen me ceremoninë e himnit shtetëror, ku sipas raportit zyrtar nuk është respektuar himni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në tribunë është kënduar himni shqiptar.

TË LIDHURA

Sport

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Sport

Siguri e lartë në “Air Albania”, pak interes për Shqipëri–Izrael

20:57 | 03/06/2026
Sport

Zhvlerësimi i Armando Brojës, humbet 3 milionë euro para sfidës së Kombëtares

18:07 | 03/06/2026
Next Post

U akuzua për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe

Bie zjarr në një banesë në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit

Trafiku ndërkombëtar i armëve, GJKKO dënon me burg Abdullah Hoxhajn dhe dy bashkëpunëtorët e tij







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com