Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zelensky letër Trumpit, i dërguari i Kievit: Raketat Patriot janë jetike për Ukrainën

6 ditë ago
in Bota

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Kongresit amerikan, duke paralajmëruar se vendi i tij ka nevojë jetike për sisteme shtesë raketore Patriotë, sepse Rusia po i rrit sulmet me raketa balistike ndaj qyteteve ukrainase.

Në një letër pesëfaqësh, të dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres, Zelensky tha se aftësia e Ukrainës për t‘i mbrojtur civilët tani varet kryesisht nga sistemet Patriotë të prodhuara në SHBA, duke i përshkruar raketat balistike si një nga përparësitë kryesore që i kanë mbetur Moskës në fushën e betejës.

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanishyna, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) në një intervistë më 27 maj se mesazhi i Kievit në letër ishte se ndryshimet në retorikën diplomatike nuk e kanë ndryshuar gjendjen në terren.

“Mund të ketë retorikë të ndryshme diplomatike, dinamika të ndryshme diplomatike, prioritete të ndryshme, por realiteti nuk po ndryshon”, tha ajo.

“Realiteti në terren nuk po ndryshon. Njerëzit po vdesin”, theksoi ajo.

Zelensky shkroi në letër, një kopje e së cilës u sigurua nga REL-i, se ndërsa “fati i jetës së shumë njerëzve”, po vendoset në luftë, sistemet Patriotë mbeten “mbrojtja më efektive kundër çdo lloj rakete balistike ruse”.

Kjo thirrje vjen në një kohë kur administrata Trump po vazhdon t’i shmangë paketat e mëdha të ndihmës direkte ushtarake për Kievin, duke u mbështetur në mekanizmin listën e “Kërkesave Prioritet për Ukrainën” (PURL), sipas të cilit aleatët e NATO-s blejnë sisteme armësh amerikane për Ukrainën.

Por, Zelensky paralajmëroi se dërgesat në kuadër të këtij programi nuk po ecin me ritmin e nevojave në fushën e betejës.

“Ritmi i tanishëm i dërgesave përmes programit PURL nuk po arrin më të përputhet me realitetin e kërcënimit me të cilin përballemi”, shkroi ai.

Presidenti ukrainas gjithashtu theksoi rritjen e kërkesës globale për interceptorët Patriotë mes presioneve më të gjera ndërkombëtare të sigurisë dhe kërkesave konkurruese për rezervat amerikane.

“Për ne, për një komb që lufton për mbijetesë, vështirë se ka diçka më të dhimbshme sesa të shohësh bateri Patriotë pa raketa të ngarkuara”, shkroi Zelensky.

Në një postim në rrjetet sociale më 27 maj, Zelensky tha se, megjithëse mund të jetë shumë e pazakontë që një lider i huaj t’i drejtohet njëkohësisht presidentit amerikan dhe Kongresit, kjo gjendje kërkon “veprim të shpejtë dhe efektiv”.

“Është e rëndësishme që Amerika ta dëgjojë Ukrainën”, shtoi ai, duke vënë në dukje se lufta e Rusisë kundër Ukrainës – tashmë në vitin e saj të pestë – mbetet luftë për ekzistencë.

“Sa më shpejt të jemi në gjendje të kemi mbrojtje më të madhe kundër kërcënimeve balistike, aq më shpejt do të mund ta bëjmë diplomacinë të funksionojë”, shkroi Zelensky.

“Për sa kohë Rusia vazhdon të mbështetet te raketat, interesi i saj për diplomaci nuk është i mirëfilltë”, shtoi ai

Kjo thirrje shkaktoi reagime të shpejta në Kongres.

Ligjvënësi i lartë republikan, Joe Wilson, i tha REL-it se Ukraina mbetet partnere kyç në përballjen me kundërshtarët e përbashkët.

“Ukrainasit po mbrojnë me guxim atdheun e tyre ndërsa po inovojnë dhe po qëndrojnë përkrah Amerikës kundër regjimit terrorist në Teheran”, tha Wilson.

“Krimineli i luftës Putin po vret besimtarë nëpër kisha dhe fëmijë që luajnë, ndërsa furnizon hapur terroristët në Teheran për të vrarë amerikanë. Ai po humb dhe është i dëshpëruar. Mbrojtja ajrore shpëton jetë dhe Ukraina është partnere e provuar kundër terrorizmit”, shtoi ai.

REL-i e kontaktoi Shtëpinë e Bardhë për koment, por nuk mori përgjigje të menjëhershme. Disa zyra të Kongresit thanë se ligjvënësit e tyre ende nuk e kishin shqyrtuar letrën.

Stefanishyna tha se Rusia, “në dëshpërimin e saj” dhe nën “presion të madh nga të gjitha anët”, po përshkallëzon sulmet, përfshirë goditjet me raketa, luftën kibernetike, fushatat e dezinformimit dhe përpjekjet për frikësim ndaj Ukrainës dhe partnerëve të saj.

Ambasadorja tha se aftësia e Ukrainës për t’i luftuar raketat balistike mbetet pothuajse tërësisht e varur nga Shtetet e Bashkuara.

“E vetmja gjë që është vetëm në dispozicion të Qeverisë amerikane është aftësia për të interceptuar raketat balistike”, tha ajo. “Dhe, ky është një kapacitet mbrojtës që na nevojitet dhe i vetmi për të cilin jemi vërtet të dëshpëruar të arrijmë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara”.

Ajo shtoi se Ukraina është e gatshme të financojë sisteme dhe interceptorë shtesë.

“Ne do të jemi në gjendje të paguajmë për këtë, pa asnjë dyshim”, tha ajo.

Një argument qendror në letrën e Zelenskyt është se mbrojtja më e fortë ajrore mund të ndihmojë në ndryshimin e llogaritjeve të Moskës dhe të krijojë hapësirë për diplomaci.

“Raketat balistike janë përparësia e fundit madhore për [presidentit rus Vladimir] Putin”, shkroi ai, duke paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë të përdorë sulmet me raketa “për ta shmangur diplomacinë” nëse Ukraina nuk arrin ta kundërshtojë kërcënimin.

Stefanishyna tha se Moska po përpiqet të shfrytëzojë përçarjet mes aleatëve perëndimorë.

“Kemi parë shumë retorikë radikale që vendos shumë nuanca gri mes diçkaje që është vërtet bardhezi, e mirë dhe e keqe”, tha ajo. “Ata mendojnë se mund ta përdorin këtë duke minuar unitetin”.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se sulmet ruse mund të intensifikohen edhe më tej.

“Ne e kuptojmë se koha më e errët për Rusinë ka filluar të vijë”, tha ajo. “Ata do të bëhen më të dëshpëruar për të vrarë më shumë ukrainas”.

William B. Taylor Jr., i cili ka shërbyer si diplomati kryesor i Uashingtonit në Kiev si gjatë presidencës së George Ë. Bush, ashtu edhe gjatë administratës Trump, tha se nevoja e Ukrainës për sistemet Patriotë është bërë gjithnjë e më urgjente.

“Nevoja për armë kundër raketave balistike si Patriotët është serioze”, i tha ai REL-it më 27 maj.

“Ukrainasit mund t’i rrëzojnë dronët [rusë] mjaft efektivisht”, tha ai, duke përmendur aftësitë në zgjerim të mbrojtjes ajrore vendase të Ukrainës. “Por, problemi janë raketat balistike”.

Taylor tha se mungesa globale për interceptorë Patriotë po e ndërlikon pozitën e Ukrainës.

“Patriotët janë në mungesë në gjithë botën”, tha ai.

A e rrëzoi një raketë Patriot aeroplanin gjurmues të Rusisë?

Ai argumentoi se trysnia ndërkombëtare ndaj Rusisë duhet të rritet për shkak të sulmeve të saj ndaj civilëve.

“Çdo komb i qytetëruar duhet të kërkojë që rusët t’i ndalojnë sulmet ndaj civilëve në Ukrainë”, tha Taylor.

Ai shtoi gjithashtu se mbështetja për zhvillimin e mbrojtjes ajrore të vetë Ukrainës duhet të mbetet prioritet për qeveritë perëndimore.

Letra shënon një nga thirrjet më të drejtpërdrejta të Kievit deri tani ndaj udhëheqjes amerikane që nga fillimi i luftës, duke nënvizuar shqetësimin në rritje në Ukrainë se vonesat në dërgesat e mbrojtjes ajrore mund t’i lënë qytetet gjithnjë e më të ekspozuara ndaj sulmeve me raketa balistike ruse./ REL

TË LIDHURA

Bota

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026
Analizë

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

10:12 | 04/06/2026
Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026
Next Post

Transformohet bulevardi kryesor i Orikumit, Rama: Një tjetër pamje për qytetin bregdetar

SHBA trajnon zyrtarët e rajonit kundër pastrimit të parave

Meta kritikon udhëzimin për trajtimin hormonal në QSUT: Shëndeti s’ka qenë prioritet i qeverisë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

by mirseda
12:50 | 04/06/2026
0

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se reforma në drejtësi po hyn në një fazë të...

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

11:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com