Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

REL: Kosova prag zgjedhjeve të reja, partitë vazhdojnë mospajtimet për presidentin e ri të vendit

1 muaj ago
in Rajoni

Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – të tretave brenda rreth një viti e gjysmë – pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i vazhduan dallimet e mëdha në qëndrime edhe pas ofertës më të fundit të Kurtit të shtunën, për një marrëveshje për presidentin të ri të vendit, për t’i shmangur zgjedhjet e reja.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, nëse një president i ri nuk zgjidhet brenda një afati kushtetues, deri të martën e 28 prillit.

LVV-ja iu ofroi PDK-së dhe LDK-së kohë deri të dielën t’i paraqesin së bashku tre kandidatë jopartiakë për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Partia në pushtet theksoi në Facebook se do t’i tërhiqte kandidatët e vet – zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku – nga gara për president, nëse dy partitë opozitare i sjellin tre emrat e kërkuar.

Ajo tha se që të tre kandidatët duhet të jenë “figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”.

Megjithatë, kjo ofertë e re është cilësuar si “joserioze” nga këto dy parti.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha për gazetarë para një seance parlamentare se “unë e kam thënë edhe më herët se çështja e presidentit është e mbyllur për PDK-në”.

Ai e cilësoi ofertën më të re të LVV-së si “ofertë joserioze”, duke thënë: “Nuk është ofertë. Për ne nuk është ofertë. Çfarë oferte? Aspak serioze. Ne jemi parti të ndryshme politike. LDK është subjekt politik në vete. PDK është subjekt politik në vete”.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se çështja e zgjedhjes së presidentit është shumë serioze për t’u diskutuar përmes rrjeteve sociale, pasi LVV-ja e bëri të ditur ofertën në Facebook.

Ai tha se, nëse Kurti dëshiron marrëveshje politike me LDK-në, duhet ta bëjë vetëm me LDK-në, duke shtuar se oferta e tij “duket më shumë si manovër politike, sepse Kurti i do 90 vota dhe me LDK-në nuk do t’i ketë 90 vota, lë t’i bëjë me PDK-në”.

Abdixhiku shkroi në Facebook se LDK-ja është e gatshme ta propozojë presidenten e deritanishme, Vjosa Osmani, për një mandat të dytë, nëse LVV-ja ia garanton 66 votat e saj.

“Nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, tha Abdixhiku, partia e të cilit ka 15 ulëse në Kuvend.

Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë – BiEPAG, tha për Radion Evropa e Lirë se oferta e LVV-së për opozitën mund të lexohet si “një lëvizje taktike dhe jo si një hap i mirëfilltë drejt kompromisit”.

“Po të kishte pasur vërtet gatishmëri që opozita të propozojë kandidatët e saj, kjo do të ishte bërë shumë më herët dhe në mënyrë më konstruktive, jo në moment të fundit dhe nën presion afatesh. Vetë koha e ofrimit, në prag të afatit dhe gjatë fundjavës, e kufizon hapësirën e opozitës për t’u koordinuar, gjë që duket e qëllimshme”, tha Emini.

Ajo vlerësoi se oferta është pothuajse “një ultimatum” dhe se njëkohësisht e vendos opozitën përballë nevojës për t’u bashkuar shpejt, ndonëse PDK dhe LDK kanë pasur vështirësi të vazhdueshme për të bashkëpunuar, madje në disa raste edhe për t’u takuar mes vete.

“Kjo i shërben narratives së Vetëvendosjes ‘ne kundër të gjithëve’, një narrativë që opozita deri tani ka arritur disi ta kundërshtojë përmes bashkëpunimit”, theksoi Emini.

Emini shpjegoi se partia në pushtet nuk jep garanci as në ofertën më të fundit se një kandidat i opozitës do të votohej nga ajo dhe ngriti një paralele me rastin e ish-presidentes Vjosa Osmani, të cilës i ishte premtuar ndihma për të garuar, po jo edhe për t’u zgjedhur.

“Nga njëra anë, opozita ftohet të propozojë emra dhe u garantohen nënshkrimet për nominim. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë garanci që këta kandidatë do të marrin votat në Kuvend. Pra, nominimi hapet, por zgjedhja mbetet nën kontrollin e Vetëvendosjes. Në të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me figura si Vjosa Osmani, të cilës iu garantuan nënshkrimet për nominim, mirëpo jo për votim”, nënvizoi ajo.

Emini vuri re se kjo lëvizje e Kurtit e vë opozitën në provë dhe se, nëse ajo e refuzon përfundimisht, mund të shihet si “bllokuese”.

“Në letër, Vetëvendosje mund të pretendojë se ka ofruar dialog dhe hapësirë për propozime, por në thelb bëhet fjalë për kompromis sipas kushteve të saj. Nëse opozita refuzon ose nuk përgjigjet, rrezikon të shihet si bllokuese dhe jo e gatshme për kompromis, me kosto politike për të”, tha ajo.

Në këtë kuptim, sipas Eminit, kjo është një lëvizje e kalkuluar politikisht nga Kurti, sepse “e shfrytëzon avantazhin aktual, rrit presionin mbi opozitën dhe siguron që, pavarësisht rezultatit, opozita të mund të paraqitet si përgjegjëse për vazhdimin e bllokadës, sidomos duke pasur parasysh mungesën e strategjive të tjera përtej bllokimit të votave”.

Emini përfundoi se opozita duhet të propozojë emra dhe ta hedhë topin në fushën e Kurtit. Oferta e LVV-së vjen pas dështimit të bisedimeve mes Kurtit dhe liderëve opozitarë, Bedri Hamzës së PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së, të cilët nuk i kishin pranuar propozimet e kryeministrit.

Kurti i kishte ofruar LDK-së postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ndërsa në një ofertë të dytë postin e kryeparlamentarit. PDK-së, ai ia kishte ofruar postin e kryeparlamentarit po ashtu. LDK i kishte refuzuar këto oferta dhe e kishte akuzuar Kurtin se synon t’i kontrollojë që të gjitha tri institucionet kryesore në vend.

PDK-ja nuk kishte pranuar fare ta shqyrtonte ofertën e Kurtit, duke e quajtur të mbyllur “kontributin tonë” për çështjen e presidentit.

Kryeministri e ka përsëritur se oferta e tij e hedhur poshtë ishte “gjeneroze” dhe ka paralajmëruar zgjedhje të njëpasnjëshme, nëse s’ka marrëveshje për president.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Prandaj, nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti – madje as ajo në pushtet e Kurtit me 57 deputetë – nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende.

Një afat kushtetues për zgjedhjen e presidentit skadon më 28 prill dhe nëse deri atëherë nuk zgjidhet një president, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Ndërkohë, pasi Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në fillim të muajit dhe vendi nuk arriti ta emërojë zëvendësuesin e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u emërua ushtruese e detyrës së presidentit më 4 prill.

Përpjekjet e mëparshme për presidentin e ri të vendin dështuan pasi asnjëra palë nuk u duk e gatshëm të bëjë lëshime.

Në një seancë më 5 mars, partia në pushtet i kishte paraqitur për votim Konjufcën dhe Kollçakun, por seanca s’u mbajt në mungesë kuorumi, pasi opozita braktisi sallën.

Më 6 mars, ish-presidentja Vjosa Osmani nxori një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Dekreti u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës nga Qeveria. Gjykata më e lartë në Kosovë tha se dekreti nuk kishte asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit.

Nëse Kosova detyrohet të mbajë zgjedhje këtë vit, ato do të ishin të tretat parlamentare pas atyre në shkurt dhe në dhjetor 2025./REL

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Përfundimi i armëpushimit? Trump: Do të negocioj me këdo që të më duhet, lufta e brendshme në Iran…

Shehaj sfidon deputetët e PD: Publikoni 16 mijë faqet e dosjes së Ballukut, ose bashkohuni me të

Kryeministri Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Kryesore

Rama nga Porto Montenegro për protestat: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

by mirseda
19:04 | 04/06/2026
0

Teksa poshtë zyrës së tij po mbahet një protestë, kryeministri Edi Rama përgjigjet me një video nga...

Dita e pestë e protestës/Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, gratë dhe fëmijët në krye

18:47 | 04/06/2026

Rama në Vlorë miting me PS, por PD-ja organizon protestë në të njëjtën orë!

18:42 | 04/06/2026

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026

Tubimi në Tiranë, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

18:31 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com