Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, sot deklaratat përmbyllëse

3 ditë ago
in Kosovo
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, sot deklaratat përmbyllëse

Sot shënohet nisja e fazës përmbyllëse të njërit prej proceseve më të rëndësishme dhe më të ndjekura gjyqësore që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nga ora 09:00, fillojnë deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ky proces gjyqësor, i cili ka zgjatur për vite me radhë, tani ka hyrë në “kilometrin e fundit”. Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse nga të gjitha palët, trupi gjykues do të tërhiqet për të marrë vendimin përfundimtar lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që rëndojnë mbi të akuzuarit. Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, ish-kryeparlamentarë, si dhe Rexhep Selimi, ish-deputet, janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Sipas Prokurorisë së Specializuar, ata akuzohen për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjet e paligjshme, si dhe për krime kundër njerëzimit, si burgosja, aktet çnjerëzore, zhdukjet me forcë dhe përndjekjet. Pretendohet se këto krime janë kryer gjatë periudhës mars 1998 – shtator 1999, në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, deklaratat përmbyllëse do të mbahen edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Mbrojtësi i Viktimave dhe ekipet mbrojtëse të të akuzuarve. Katër ish-eprorët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Rruga deri te kjo fazë

Aktakuza ndaj katërshes u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor të po atij viti, ditë kur të akuzuarit u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë. Pas kësaj pasoi faza paraprake, e cila përfshiu konferenca të shumta statusore dhe shkëmbim të provave dhe materialeve mes palëve.

Gjykimi i mirëfilltë nisi më 3 prill 2023. Për tri ditë radhazi u mbajtën deklaratat hyrëse. Prokuroria dhe Mbrojtësi i Viktimave argumentuan se të akuzuarit ishin pjesë e asaj që ata e quajtën “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, e cila, sipas tyre, kishte për qëllim shënjestrimin e kundërshtarëve të perceptuar të UÇK-së, përfshirë edhe shqiptarë të Kosovës.

Prokurori i Specializuar, Alex Whiting, deklaroi në hapje të gjykimit se “shumica e viktimave ishin bashkëkombës shqiptarë të Kosovës”, duke shtuar se të pandehurit, sipas Prokurorisë, kishin zbatuar një politikë që shpesh dëmtonte edhe njerëzit e tyre. Nga ana tjetër, ekipet mbrojtëse, në deklaratat e tyre hyrëse më 4 dhe 5 prill 2023, hodhën poshtë këto pretendime, duke theksuar se UÇK-ja nuk kishte një komandë të centralizuar dhe se nuk mund të flitet për një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Në këtë fazë u deklarua edhe vetë Hashim Thaçi, i cili theksoi se gjatë këtij procesi është vërtetuar se nuk ka pasur trafikim organesh dhe se ashtuquajtura “Shtëpia e Verdhë” nuk ka ekzistuar. Ai tha se raporti i vitit 2011 i Këshillit të Evropës, i bazuar në pretendimet e ish-senatorit zviceran Dick Marty, kishte hedhur një “re të zezë” mbi Kosovën, e cila sipas tij tashmë është larguar.

Që nga prilli i vitit 2023 e deri në dhjetor 2025, në sallën e gjyqit janë paraqitur prova të shumta dhe janë dëgjuar dhjetëra dëshmitarë. Në këtë rast janë regjistruar rreth 155 viktima pjesëmarrëse. Prokuroria ka thirrur 125 dëshmitarë për të dëshmuar drejtpërdrejt, ndërsa 117 të tjerë kanë dhënë dëshmi me shkrim. Një nga dëshmitë më të komentuara ishte ajo e Fadil Gecit, i cili në tetor 2024 deklaroi në Hagë se Hashim Thaçi, sipas tij, kishte pasur qëllim shfarosjen e familjes së tij, deklaratë që u kundërshtua ashpër nga mbrojtja.

Me nisjen e deklaratave përmbyllëse, vëmendja tani është përqendruar te argumentet finale të palëve.

TË LIDHURA

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

22:25 | 11/02/2026
Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani
Kosovo

Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

19:29 | 11/02/2026
Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kosovo

Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

18:41 | 11/02/2026
Next Post
Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Heshtja mbi korrupsionin dhe padrejtësitë që po shkatërrojnë vendin

Heshtja mbi korrupsionin dhe padrejtësitë që po shkatërrojnë vendin

Gati 1 vit pas arrestimit, Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot fatin e Erion Veliajt

Gati 1 vit pas arrestimit, Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot fatin e Erion Veliajt







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com