Gjatë konferencës për shtyp në lidhje me aksionin në Venezuelë, presidenti amerikan Donald Trump listoi ato që ai i konsideroi si gabime të Nicolas Maduros.
“Maduro nuk do të jetë më kurrë në gjendje të kërcënojë një qytetar amerikan apo ndonjë person nga Venezuela”, thotë ai. “Nuk do të ketë më kërcënime.”
Ai pretendon se qeveria e Nicolas Maduros “zbrazi burgjet e tij, dërgoi përbindëshat e saj më të këqij dhe më të dhunshëm në Shtetet e Bashkuara për të vjedhur jetët e amerikanëve”
“Ata ishin trafikantë droge. Ata ishin bosë të drogës. Ata i dërgonin të gjithë keqbërësit në Shtetet e Bashkuara, por jo më”, thotë Trump.
Ai gjithashtu përsërit pretendimet e tij se Venezuela “vodhi” naftën amerikane, pasi bizneset amerikane dyshohet se ndërtuan industrinë e naftës së vendit.
Pastaj, ai shpjegon më hollësisht ato që ai pretendon se janë themelet ideologjike të këtij operacioni:















