Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

3 muaj ago
in Editorial - Opinione
“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Komisionerin për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi lidhur me detyrimin që kanë institucionet për të kthyer përgjigje brenda afateve të parashikuara në ligj.
Gjatë një Konferencës Kombëtare për të Drejtën e Informimit, kreu i qeverisë paralajmëroi saksione për ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm që nuk zbatojnë afatet.

Por nuk ishte i këtij mendimi Komisioneri Dervshi, i cili tha se sanksionet nuk janë instrumenti më i vlefshëm.
Replikat

Edi Rama: Ligji është shumë i qartë, 10 ditë është koha për tu përgjigjur. Dita e 11 nëse nuk ka përgjigje ka sanksione, kështu thotë ligji, duhet sanksionuar autoriteti përgjegjës.

Ne i kemi kërkuar ministrave që të bëjnë delegimin e kësaj përgjegjësie, disa e kanë bërë e disa jo akoma, duhet të sanksionohen ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm në ditën e 11. Nëse kjo do të ndodhë në mënyrë të përsëritur jam e bindur që do të krijohet ndjesi urgjence.

Besnik Dervishi: Në diskutimet që kemi pasur, e kam përmendur shpesh pjesën e gjysmës gotës plot dhe gjysmës së botës bosh. Është e pranueshme nga të gjithë…

Edi Rama: Unë nga ty e mësova këtë.

Besnik Dervishi: Sot kemi një informacion që kurrë më parë nuk ka qenë i disponueshëm. Do të thoja diçka për sanksionet. Unë nuk besoj te sanksionet, nuk besoj që është instrumenti më i vlefshëm për korrigjimin. Ka qenë një debat i hershëm. Është një kritikë me të cilën jam mësuar. Jo se ne nuk kemi vendosur sanksione. Jo se kam marrë urdhër nga kryeministri, por besoj se ka ardhur koha të aplikohen edhe sanksione. Besoj se 10 vjet ligj për të drejtën e informimit, kultura ndërgjegjësuese është e mjaftueshme. Meqenëse iu referuam gotës, unë i bie të jem tabakaja që mban gotën dhe ju garantoj se nuk do më dridhen duart për ta derdhur ujin që është në dhe aq më pak të thyhet gota.

Edi Rama: Nuk e di për çfarë arsye më provokon tani. Unë besoj që sanksionet janë aty për tu aplikuar dhe zbatuar. Ti je më i butë se unë se je nga lumi i Vlorës, unë jam nga zona problematike. Unë besoj te sanksionet se në fund të ditës nuk janë aty kot dhe nuk janë aty për të ndenjur aty të pazbatuara. Nuk besoj te autorregullimi i shqiptarëve. Po i kthehem historisë së mediave online, u bë një debat shumë i madh për një propozim shumë herë më modest se çfarë po gatuhet sot në BE për mediat online. U bë një nam i zi për lirinë dhe demokracinë dhe na e lanë si gozhdë “ligjin e medias”. Ishte një draft ku kërkoheshin disa gjëra elementare, që nga deklarimi i personave që janë pas një portali, adresa dhe mundësia për çdokënd që ta dijë që kush po i lexon librin e shtëpisë. U tha që autorregullimi do sjellë një nivel tjetër në botën online. Siç e keni parë, jo vetëm që nuk ka pasur vetërregullim, por ka pasur degjenerim. Me gotën gjysmë plotë iu uroj Vitin e Ri. Më falni për ndërhyrjen e dytë, por më provokoi komisioneri.

Eglantina Bardhi: Me gotë mendoj se ishte shumë herë më mirë se me epitetet e tjera, si kazan apo …

Besnik Dervishi: Tani po provokohet Komisioneri.

Edi Rama: Kazani është një term…

Eglantina Bardhi: Ta mbaroj të lutem.

Edi Rama: Jo, jo se ju flisni për saktësi informimi, apo jo? Kazani është një term i vitit 2017, mirë po që ka qenë termi i duhur iu ka mbetur në mendje. Ky ka qenë dhe qëllimi që tu mbetet në mendje dhe të mos kemi nevojë t’ua përmendim më. Unë se kam përmendur më, por u ka mbetur në mendje. Po të pyesni popullin shqiptar, ai e konfirmon edhe sot. Natyrisht që nuk është e gjitha kazan, por më mirë ta mbyllim tani Besnik.

Besnik Dervishi: Jam plotësisht dakord, nuk do të doja që të provokoja më.

Edi Rama: Formati i sotëm, ambasadorët duhet të rrinë atje (tregon karriget e rreshtit të pasëm), si gjithë të tjerët. Pse duhet të rrinë këtu në tavolinë. Pastaj pse disa këtu, disa atje.

Besnik Dervishi: Do ta realizojmë edhe Konferencën e tetë dhe kryeministri sapo e konfirmoi prezencën.

Edi Rama: Pa ambasadorët në tavolinë.

Besnik Dervishi: Besoj se do kem mirëkuptimin e gjerë të ambasadorëve.

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Next Post
“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë…

“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë...

Plagosja e personazhit të njohur të TikTok, reagon policia: Autori është identifikuar

Plagosja e personazhit të njohur të TikTok, reagon policia: Autori është identifikuar

“Bashkëpunim ekonomik”, Spiropali mesazh : Rikonfirmuam mbështetjen e Greqisë për integrimin ne BE

“Bashkëpunim ekonomik”, Spiropali mesazh : Rikonfirmuam mbështetjen e Greqisë për integrimin ne BE







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com