Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mali i Zi mbyll edhe pesë kapituj në negociatat me Bashkimin Evropian

6 ditë ago
in Bota
Mali i Zi mbyll edhe pesë kapituj në negociatat me Bashkimin Evropian

Në Konferencën ndërqeveritare në Bruksel, Mali i Zi mbylli pesë kapituj në negociatat në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që përfaqëson një nga hapat më të rëndësishëm të vendit përpara në rrugën e tij evropiane.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq tha se mbyllja e pesë kapitujve është sukses i madh për vendin dhe sinjal i qartë se qëllimi i përfundimit të plotë të negociatave është i arritshëm.

“Jemi shumë të lumtur për rezultatet që kemi arritur. Mbyllja e pesë kapitujve është lajm i shkëlqyer për Malin e Zi dhe aspiratat e tij evropiane, por edhe një konfirmim se është realiste të mbyllen të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2026”, tha Spajiç.

Në një konferencë për mediat, në emër të Presidencës së BE-së, ministrja daneze për Çështjet Evropiane Marie Bjerre saktësoi se kapitujt 3 – E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve, 4 – Lëvizja e lirë e kapitalit, 6 – E drejta tregtare, 11 – Bujqësia dhe zhvillimi rural dhe 13 – Peshkimi janë mbyllur.

Ajo theksoi se ky është një hap i madh përpara në marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe BE-së, duke vlerësuar angazhimin politik dhe progresin e arritur.
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos tha se Mali i Zi nuk ka qenë kurrë më afër Bashkimit Evropian, duke e përshkruar mbylljen e sotme të kapitujve si një shenjë të qartë të përparimit të madh. Ajo theksoi se viti i ardhshëm do të jetë kyç dhe vendimtar por paralajmëroi se Mali i Zi ka ende shumë punë për të bërë, veçanërisht në fushën e forcimit të sundimit të ligjit.

“BE-ja do ta mbështesë Malin e Zi në çdo hap drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë Kos.

Kryeministri Spajiq shtoi se Mali i Zi deri më tani ka mbyllur më shumë se një të tretën e kapitujve të negociatave, duke e bërë atë kandidatin më të përparuar në 16 vitet e fundit.

Ai falënderoi vendet anëtare të BE-së, veçanërisht Francën, për mbështetjen dhe këmbënguljen e tyre në standarde të larta, duke theksuar se Mali i Zi po tregon seriozitet dhe pjekuri në procesin e integrimit.

Mali i Zi filloi negociatat e anëtarësimit në BE më 29 qershor 2012 dhe deri më tani ka hapur të gjithë 33 kapitujt.

Qëllimi i qeverisë është të mbyllë të gjithë kapitujt e mbetur, në mënyrë që vendi të jetë gati për anëtarësim në BE në vitin 2028.

Pas konferencës së sotme, Mali i Zi mund të hyjë në vitin e ardhshëm, potencialisht vendimtar, me një total prej 12 kapitujsh të mbyllur, me ambicien për të tejkaluar 20 deri në fund të vitit 2026 dhe për të përmbushur të gjitha kushtet për përfundimin e procesit të pranimit.

Mali i Zi i ka përmbushur të gjitha kushtet për mbylljen e Kapitullit 31 (politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes), por vendimi për këtë ishte shtyrë më parë, për shkak se këtë e kërkoi Kroacia.

TË LIDHURA

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë
Bota

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

09:28 | 22/12/2025
Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Next Post
“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë…

“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë...

Plagosja e personazhit të njohur të TikTok, reagon policia: Autori është identifikuar

Plagosja e personazhit të njohur të TikTok, reagon policia: Autori është identifikuar







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

by mirseda
13:56 | 22/12/2025
0

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për marrjen sot të detyrës si Kreu i SPAK-ut...

Berisha tregon skenarët e protestës dhe mban qëndrim të prerë: Largimin e Ramës,

Berisha tregon skenarët e protestës dhe mban qëndrim të prerë: Largimin e Ramës,

13:26 | 22/12/2025
Publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademaj

Publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademaj

13:02 | 22/12/2025
Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit

Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit

12:52 | 22/12/2025
U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

12:47 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com