Mijëra qytetarë hungarezë marshuan drejt zyrave të Kryeministrit Viktor Orban mbrëmjen e së shtunën të udhëhequr nga udhëheqësi i opozitës Peter Magyar.
Opozita i kërkoi nacionalistit veteran që të jepte dorëheqjen për shkak të një skandali abuzimi në një qendër paraburgimi për të mitur.
Protestuesit ecën nëpër rrugët e Budapestit pavarësisht ngricave dhe temperaturave te ulëta.
Ata mbanin ne duar banderola ku shkruhej “Mbroni fëmijët!”, lodra dhe pishtarë në shenjë solidariteti me viktimat e abuzimit fizik.
Zyra e prokurorit në Budapest ka deklaruar se deri më tani shtatë persona ishin ndaluar në qendrën shtetërore për të mitur në kryeqytetin hungarez.
Orban, i cili përballet me atë që mund të jetë sfida më e vështirë për sundimin e tij 15-vjeçar në zgjedhjet që ka të ngjarë të mbahen në prill, e dënoi abuzimin në një intervistë ne mediat vendase,
Kryeministri e ka konsideruar atë nje akt të papranueshëm dhe kriminal.
Qeveria e Viktor Orban i vendosi pesë institucionet korrektuese për të mitur të Hungarisë nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të policisë, ndërsa prokurorët po e hetojnë këtë rast.













