Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane

3 muaj ago
in Kryesore
200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, festoi një dekadë aktivitet, në një event me mbi dy mijë të ftuar në sallën e ish-Pallatit të Kongreseve, që u mbush me kontribuues dhe donatorë, akademikë, profesorë, artistë, personalitete të medias, krerë të institucioneve fetare nga të gjitha trevat shqiptare ne rajon dhe politikanë, nga kryeministri Edi Rama te ish-Presidentët Alfred Moisiu e Bamir Topi, lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ish-kryeministri maqedonas Talat Xhaferri dhe ish-kryeministri malazez, Dritan Abazoviç.

Mbrëmja iu kushtua solidaritetit që na bashkon dhe mirënjohjes për anëtarët dhe mbështetësit e fondacionit, që kanë ndriçuar jetën e mijëra njerëzve kur përballeshin me momentet më të errëta.
Në 10 vite, Fundjavë Ndryshe ka ndërtuar rreth 700 shtëpi dhe ka shpëtuar jetën e mbi 200 fëmijëve, që sot janë histori frymëzimi dhe force.

“Kur hapa derën, heshtja mbizotëronte më shumë se zakonisht dhe më pas më shkuan sytë te ajo… te mami, e shtritë në tokë, ndoshta për herë të parë në jetën e saj në paqe. Në errësirën tonë më të madhe erdhi dikush, një i panjohur dhe bëri atë që një baba nuk e kishte bërë kurrë, na zgjati duart dhe na dha ngrohtësi, na dha një shtëpi”, shprehet një nga vajzat.
“Shtatë vite më parë, jeta ime dhe e tre motrave të mia ndryshoi përgjithmonë. Humbëm prindërit tanë në një aksident me motor, shtëpia jonë e vjetër u bë më e zymtë se sa ishte. Ky fondacion na zgjati dorën kur nuk prisnim asgjë, na morën në Tiranë, u bëmë me shtëpi të re, një shtëpi që nuk na kujtonte më dhimbje”, thotë një tjetër.
Fundjavë Ndryshe është kthyer në simbol shprese, në një model unik të bashkimit qytetar… shqiptarë nga e gjithë bota i janë përgjigjur çdo thirrjeje për të ndihmuar… sepse bamirësia nuk të varfëron.
“Në këtë dekadë kemi parë fëmijë që u kemi rikthyer buzëqeshjen, familje që kanë rifituar dinjitetin, të rinj që janë ringritur duke u dhënë një shans të dytë, të moshuar që marrin vëmendje dhe përkushtim. Ne nuk kemi sjellë vetëm ndihma materiale, kemi sjellë respekt dhe ngrohtësi njerëzore”, u shpreh Arbër Hajdari, Fundjavë Ndryshe.
Strehimi, arsimi, shëndetësore, ndihma për jetimet dhe të moshuarit janë shtyllat e funksionimit të fondacionit. Shqiptarët me zemër të madhe bëhen bashkë për njëri-tjetrin, duke i zgjatur dorën pa kushte, duke dhënë jo vetëm ndihma monetare, por duke i dhënë forcë e rikthyer shpresën edhe atëherë kur prekin fundin.
“Shumëkush e imagjinon bamirësinë si aktin e dhënies së diçkaje që nuk duhet. Besoj se bamirësia e vërtetë nuk është bujari me atë që ti ke të tepërt, por është bujari në radhë të parë me vetveten. Bujari që mishërohet te shprehja: lum kush jep, jo kush merr”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Më tej kreu i qeverisë shtoi “Arbër, Fundjava Ndryshe është një palestër e shpresës, ti je një trajner i disiplinës së bamirësisë, uroj nga zemra që çdo ditë të gjesh forcën për ta stërvitur shpresën”.
Fundjavë Ndryshe nisi krejt spontanisht, si një nismë për të ndihmuar të pamundur, por sot është një derë e hapur për të gjithë, teksa hapi i radhës i fondacionit është ngritja e shtëpisë së të moshuarve, më e madhja deri më tani në vendin tonë.
“Misioni vazhdon…”, e mbylli fjalën e tij Arbër Hajdari.

TË LIDHURA

Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

21:03 | 23/02/2026
Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
Aktualitet

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

20:28 | 23/02/2026
Next Post
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

Betlehem/ Ndizet pema e Krishtlindjes për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza

Betlehem/ Ndizet pema e Krishtlindjes për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza

Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com