Shqipëria do të përballet në transfertë ndaj Polonisë, në gjysmëfinalen e Play Off të Botërorit. Në rast të suksesit të kuqezinjve ndaj polakëve në Poloni, atëherë sërish kombëtarja jonë do luajë finalen jashtë. Finalja është parashikuar të mbahet në stadiumin e fituesit Ukrainë-Suedi.
Kosova luan gjysmëfinalen jashtë fushe në Sllovaki. Dardanët kanë një mundësi të mirë për Botëror, pasi finalen e mundshme me njëren mes Turqisë dhe Rumanisë e luajnë në Prishtinë.















