Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe

2 muaj ago
in Kosovo
Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe

Policia e Kosovës i mohoi kategorikisht pretendimet e mediave serbe se një “grup i armatosur shqiptarësh” ka qëlluar drejt pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, pranë bazës ushtarake “Debella Gllava”, duke i cilësuar ato si dezinformata të pabazuara, që nuk korrespondojnë me asnjë incident të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, nga KFOR-i thanë se po e monitorojnë situatën.

Baza ushtarake “Debella Gllava” ndodhet në komunën e Bujanocit – qytet në jug të Serbisë, i banuar me shqiptarë.

Në një komunikatë zyrtare, policia theksoi se, pas verifikimit të të gjitha informatave operative, raporteve nga terreni dhe koordinimit me institucionet kompetente, nuk është regjistruar asnjë rast i shtënies me armë drejt pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, siç është raportuar nga disa media në atë vend.

Policia sqaroi se situata në zonën kufitare “ka qenë dhe mbetet e qetë dhe nën kontroll të plotë”, ndërsa bëri të ditur se dje ka arrestuar katër shtetas të Serbisë – gjuetarë – për kalim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje.

Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia, e kontaktuar edhe nga Radio Evropa e Lirë, nuk tregoi për kombësinë e të dyshuarve të ndaluar.

Sipas saj, publikimi i informacioneve të pasakta vetëm se “krijon perceptime të rreme” dhe “rrit tensionet e panevojshme në zonat kufitare”.

KFOR: Po e monitorojmë situatën

Ndërkaq, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, i tha Radios Evropa e Lirë se po e monitoron nga afër situatën, duke theksuar se nuk ka mandat për zbatimin e ligjit dhe se nuk ka pasur asnjë rol në arrestimet që përmendi më herët Policia e Kosovës.

Sipas KFOR-it, institucionet e Kosovës dhe Policia kanë nisur hetimet dhe se është e rëndësishme që ato “të vazhdojnë pa ndërmarrë masa apo dhënë deklarata që mund të çojnë në rritje të panevojshme të tensioneve”.

“Kjo është kyç për mbrojtjen e sigurisë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij shumëvjeçar të OKB-së, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit [EULEX], në rolet e tyre përkatëse të sigurisë”, u tha në përgjigjen e KFOR-it.

Disa media në Serbi, përfshirë shërbimin publik – Radio Televizionin e Serbisë – raportuan të dielën mbrëma se një grup “shqiptarësh të maskuar” ka sulmuar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë në rajonin e bazës “Debella Glava”, pranë kufirit me Kosovën.

Megjithatë, nuk u paraqitën prova që do ta vërtetonin këtë pretendim.

Mediat raportuan vetëm se sulmuesit “u larguan me gjashtë xhipa drejt Kosovës”.

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë, në jug të Serbisë, tha se disa persona të panjohur, me shumë gjasë duke përdorur armë gjahu, kanë shtënë në drejtim të një patrulle të Ushtrisë së Serbisë pranë bazës ushtarake “Debella Gllava”, afër kufirit me Kosovën, në komunën e Bujanocit.

Sipas kësaj prokurorie, personat e dyshuar janë larguar me disa automjete në drejtim të territorit të Kosovës.

Incidenti u raportua te prokurori kujdestar nga policia ushtarake, mbrëmjen e 16 nëntorit.

“Në këtë incident nuk ka persona të lënduar. Me urdhër të prokurorisë, policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për të hetuar të gjitha rrethanat e ngjarjes”, thuhet në përgjigje.

TË LIDHURA

Vjosa Osmani merr ftesë nga Trump për ‘Bordin e Paqes’: Kosova, aleate e palëkundur
Kosovo

Vjosa Osmani merr ftesë nga Trump për ‘Bordin e Paqes’: Kosova, aleate e palëkundur

08:58 | 21/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta
Kosovo

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë
Kosovo

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Next Post
Rrëshqitje dheu në Itali: Dy persona të zhdukur; gjendet trupi i pajetë i një të riu gjerman

Rrëshqitje dheu në Itali: Dy persona të zhdukur; gjendet trupi i pajetë i një të riu gjerman

OKB voton sot Rezolutën e Trump për paqen në Gaza, Hamasi kundër pranisë së huaj

OKB voton sot Rezolutën e Trump për paqen në Gaza, Hamasi kundër pranisë së huaj

Situata me motin e keq në Shkodër, Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

Situata me motin e keq në Shkodër, Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur
Rajoni

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

by mirseda
14:47 | 21/01/2026
0

Presidenti Vuçiç tha nga Davosi se Serbia do të vazhdojë të punojë me shpejtësi për armatosjen dhe...

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

14:45 | 21/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Si duket Korpusi i ri modern i Laboratorëve të ISHP-së

Si duket Korpusi i ri modern i Laboratorëve të ISHP-së

14:38 | 21/01/2026
Miratohet në Qeveri aderimi i Shqipërisë në “Bordin e Paqes”, pritet votimi në Kuvend

Miratohet në Qeveri aderimi i Shqipërisë në “Bordin e Paqes”, pritet votimi në Kuvend

14:20 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com