Diskutimet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyyr Zelensky kanë nisur në Shtëpinë e Bardhë.
Zelenskyy ka sugjeruar se Ukraina mund t’i ofrojë SHBA-së “mijëra dronë” nëse Uashingtoni i lejon asaj të përdorë raketat Tomahawk.
“Kjo është arsyeja pse mund të punojmë së bashku, ku mund të forcojmë prodhimin amerikan”, tha ai.
Nga ana tjetër, Trump u shfaq i interesuar për dronët ukrainas duke thënë se edhe pse SHBA-të kanë shumë dronë dhe ndërtojnë mjetet vetë, gjithashtu blejnë dhe Ukraina ka prodhime “cilësore”.
Megjithatë, Trump u shpreh se një sulm i Ukrainës thellë brenda Rusisë do të përfaqësonte një përshkallëzim të luftës.
Sakaq, presidenti amerikan u pyet nëse administrata e tij do ta lejonte Kievin të sulmonte në një mënyrë të tillë, ndërsa u përgjigj duke thënë se “do të flasim për këtë”.