Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump: Modi ka rënë dakord për të ndaluar blerjen e naftës ruse

3 muaj ago
in Bota
Trump: Modi ka rënë dakord për të ndaluar blerjen e naftës ruse

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi sot se kryeministri indian, Narendra Modi kishte rënë dakord për të ndaluar blerjen e naftës ruse, ndërsa SHBA-ja kërkon të ushtrojë presion ekonomik mbi Kremlinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, sipas BBC.

Trump u tha gazetarëve se Modi e kishte siguruar se India do të ndalonte blerjet e saj brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Presidenti amerikan është përpjekur të shfrytëzojë blerjet e naftës ruse nga India në luftën e tij tregtare, por Nju Delhi deri më tani ka i rezistuar thirrjeve të SHBA-së për ndalimin e gazit nga Rusia.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Trump, një zëdhënës i qeverisë indiane tha se diskutimet ishin “në vazhdim” me administratën amerikane, e cila kishte treguar interes për thellimin e bashkëpunimit energjetik me Indinë.

“Prioriteti ynë i vazhdueshëm është të mbrojmë interesat e konsumatorit indian në një skenar të paqëndrueshëm energjetik. Politikat tona të importit udhëhiqen tërësisht nga ky objektiv”, tha zëdhënësi.

Nafta dhe gazi përbëjnë eksportet më të mëdha të Rusisë, dhe klientët më të mëdhenj të Moskës përfshijnë Kinën, Indinë dhe Turqinë.

“Tani duhet ta bind Kinën të bëjë të njëjtën gjë”, tha Trump në Zyrën Ovale, si pjesë e një nxitjeje më të gjerë të administratës së tij për të ndërprerë financimin e energjisë për Moskën.

Në përgjigje, një zëdhënës i qeverisë kineze tha se ruante një bashkëpunim normal dhe legjitim ekonomik, tregtar dhe energjetik me vendet anembanë botës, përfshirë Rusinë.

Kremlini tha se Rusia mund të ofronte naftë me cilësi të mirë dhe me një çmim më të ulët. Një zyrtar tha se, nëse vendeve u ndalohej blerja e naftës së papërpunuar ruse, atëherë kjo do të çonte në shkelje të parimeve të tregtisë së lirë.

Administrata Trump gjithashtu kërkon që Japonia të ndalojë importimin e naftës dhe gazit nga Rusia, dhe sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se ia kishte komunikuar këtë ministrit japonez të Financave, Katsunobu Kato.

“India nuk mund të ndalojë “menjëherë” dërgesat e naftës”, tha Trump, duke shtuar se ndryshimi do të ishte një proces i vogël, dhe se ky proces do të përfundonte së shpejti.

Administrata Trump ka vendosur tarifa prej 50% ndaj mallrave nga India, ndërsa Trump i ka karakterizuar si ndëshkim kundër Nju Delhit për blerjen e naftës dhe armëve ruse.

Tarifat – të cilat hynë në fuqi në gusht dhe janë ndër më të lartat në botë – dhe përfshijnë një taksë prej 25% për transaksionet me Rusinë – që janë një burim kyç fondesh për luftën e saj në Ukrainë.

Modi, muaj të tërë, ka ruajtur qëndrimin e tij, duke argumentuar se India ishte neutrale në luftën Rusi-Ukrainë pavarësisht lidhjeve të vendit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë një fjalimi në një forum energjie sot në Moskë, Putini tha se vendi ishte ende një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë pavarësisht se përballej me masa “të padrejta”.

“Rusia ruan pozicionin e saj si një nga prodhuesit kryesorë të naftës, pavarësisht përdorimit të mekanizmave të konkurrencës së padrejtë kundër nesh”, tha ai.

TË LIDHURA

Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat
Bota

Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

09:37 | 28/01/2026
Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK në Rumani, mes viktimave edhe shqiptari Vasil Pilo
Bota

Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK në Rumani, mes viktimave edhe shqiptari Vasil Pilo

09:03 | 28/01/2026
Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis
Bota

Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis

18:58 | 27/01/2026
Next Post
Gjykata Kushtetuese i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas

Bardhi publikon mesazhin e Ballës: Ndërprerja e Kuvendit, skenar i PS-së për votim

Bardhi publikon mesazhin e Ballës: Ndërprerja e Kuvendit, skenar i PS-së për votim

BE jep 99.3 milionë euro këst të parë për Shqipërinë

BE jep 99.3 milionë euro këst të parë për Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Transferimi i Kadastrës , reagon ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen
Aktualitet

Transferimi i Kadastrës , reagon ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

by mirseda
12:47 | 28/01/2026
0

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar në lidhje me zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës. Në...

Shtyrja e Këshillit, Berisha: Rama kreu grusht shteti

Shtyrja e Këshillit, Berisha: Rama kreu grusht shteti

12:39 | 28/01/2026
Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut

Reagon Grupi Parlamentar i PD: Zvarritja Kuvend-Kushtetuese si strategji për të bllokuar SPAK-un

12:33 | 28/01/2026
GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’

11:03 | 28/01/2026
Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

10:45 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com